Kalendari i çështjeve

Kalendari i çështjeve – orare seancash në kohë çfarëdo e reale

Oraret e seancave gjyqësore, të bazuara në kalendarin e secilit gjyqtar, publikohen automatikisht në këtë aplikim Interneti, duke siguruar kështu tërësinë dhe saktësinë e të dhënave përkatëse.

Orare seancash sipas kategorish çështjesh të ndryshme

Ju mund t'i kërkoni oraret e seancave për një sërë kategorish të veçanta çështjesh, që ju shfaqen në lidhjet në të majtë, disa prej të cilave përmbajnë edhe nënkategori.

Orare seancash sipas datave

Ju mund të shihni në çdo kohë oraret e seancave të datës në të cilën po "lundroni" në këtë faqe të gjykatës sonë, si dhe të shtatë ditëve pasuese. Po ashtu, ju mund të shihni oraret e seancave për çdo datë tjetër ose interval datash, të ardhshëm ose të kaluar.

Orare seancash sipas gjyqtarësh, lloje çështjesh, palësh etj.

Ju mund ta kufizoni kërkimin e orarit të çështjeve në ato të cilitdo gjyqtar të veçantë; në të çështjeve të një lloji të caktuar; në intervale të çfarëdoshme datash që i përcaktoni ju, vetë; për persona të caktuar, qofshin ata paditës, të paditur, të pandehur etj., persona fizikë ose juridikë; deri edhe tek kërkimi i orarit të seancës së një çështjeje të vetme, nëse dini numrin e regjistrit të saj. Këtë mund ta arrini me anë të dispozitivit të kërkimit, në fund të listës së orareve të seancave.

Urojmë që ky organizim i kërkimit të orareve të seancave të jetë sa më i dobishëm dhe lehtësues për ju në përpjekjet tuaja për të gjetur informacionin që ju nevojitet.