Orientimi në gjykatë

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si në çdo Gjykatë në Shqipëri funksionon edhe Zëdhënësi për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median.

Ky punonjës e ushtron veprimtarinë e tij nën kujdesin e Kancelarit të Gjykatës dhe ka për objekt të veprimtarisë sa vijon:

  • Informimi i Publikut dhe Medias për veprimtarinë e Gjykatës.
  • Promovimi i imazhit të Gjykatës dhe punonjësve të saj kundrejt publikut.
  • Administrimi i marrëdhënieve të Gjykatës me Publikun.
  • Mbrojtja e Gjykatës dhe punonjësve të saj nga çdo akuzë publike.
  • Organizimi i informimit të brendshëm në Gjykatë.
  • Marrja e ankesave nga Publiku dhe Media për mosrespektimin e kërkesave të tyre nga personeli i Gjykatës.
  • Krijimi i kushteve lehtësuese për Publikun që të marrë informacionin e kërkuar në mënyrë të saktë, të plotë, të përshtatshme e të shpejtë.
  • Përgatitja dhe vendosja e shënjave për orientimin e Publikut gjatë lëvizjeve në Gjykatë si dhe kujdesja për bërjen publike të informacioneve që vihen në dispozicion të Publikut pa kërkesë.

Gjithashtu, zëdhënesi për marrëdhëniet me publikun dhe median kujdeset dhe merr masa për përgatitjen dhe bërjen publike të informacioneve lidhur me:

  • vendet dhe emrat e punonjësve nga të cilët Publiku mund të marrë informacion, të paraqesë kërkesa apo të marrë përgjigje;
  • procedurat e punës së Gjykatës dhe gjyqtarëve;
  • shpjegimet e punës së atyre punonjësve të Gjykatës puna e të cilëve ka lidhje me Publikun dhe Median;
  • afatet e ndryshme që kanë lidhje me punën në Gjykatë;
  • listat e gjyqeve.

Zëdhënësi për marrëdhëniet me publikun e mediat në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndjek edhe përgatitjen dhe përditësimin e informacioneve që kjo gjykatë paraqet në këtë aplikim në Internet. Zëdhënësi tenton krijimin e kushteve lehtësuese për marrjen e informacionit nga publiku dhe media, në mënyrë të saktë, të plotë e të shpejtë.

Informacionet e publikuara në këtë faqe ndjekin në kohë reale dinamikën e zhvillimeve në gjykatë, si për veprimtaritë proceduriale, ashtu edhe ato administrative. Këtu ju do të gjeni të gjitha ato informacione që vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.