Afate ligjore

Afate të ndryshme ligjore

Vendimet përfundimtare penale të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mund të ankimohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tyre. Për të pandehurit e gjykuar në mungesë ky afat fillon nga nesërmja e marrjes dijeni për këtë vendim.