Çështje të përfunduara

Arkivi – gjithçka për çështjet e përfunduara në shkallën e parë

Çështjet e përfunduara në shkallën e parë - Çështje në arkiv

Të gjitha të dhënat për çështjet që kanë përfunduar së gjykuari në shkallën e parë dhe që ruhen në arkivin e gjykatës gjenerohen automatikisht në këtë faqe të aplikimit tonë në Internet.

Çështje në arkiv sipas kategorive të tyre

Ju mund t'i kërkoni çështjet e përfunduara në shkallën e parë, që ndodhen në arkiv, për një sërë kategorish të veçanta çështjesh, që ju shfaqen në lidhjet në të majtë, disa ndër të cilat përmbajnë edhe nënkategori.

Çështje në arkiv sipas orar seance, gjyqtari, lloje çështjesh, palësh etj.

Brenda një kategorie çështjesh në arkiv aplikimi ju ofron listën e atyreve që kanë përfunduar së gjykuari në periudhën një mujore para datës që ju po "lundroni" në aplikim. Por ju mund t'i kërkoni çështjet në arkiv sipas datave në të cilat janë përfunduar këto çështje, ose intervalesh datash, sipas asaj çfarë ju intereson.

Ju mund ta kufizoni kërkimin e çështjeve në arkiv në ato të cilitdo gjyqtar të veçantë; në ato të një lloji të caktuar; për persona të caktuar, qofshin ata paditës, të paditur, të pandehur etj., persona fizikë ose juridikë; deri edhe tek kërkimi i një çështjeje të vetme në arkiv, nëse dini numrin e regjistrit të saj. Këtë mund ta arrini me anë të dispozitivit të kërkimit, në fund të listës së çështjeve në arkiv.

Çështje në arkiv - të dhëna të çdo lloji.

Ju shikoni: numrin e çështjes, palët kryesore, llojin e çështjes, gjyqtarin si dhe mënyrën e përfundimit, numrin dhe datën e vendimit. Por jo vetëm kaq.

Nëse klikoni "fletën" në kolonën e fundit të listës do të mund të shikoni të gjitha detajet e çështjes, përfshirë të dhënat për ecurinë e çdo seance, dispozitivin e vendimit dhe vendimin e plotë. E përsëri kjo nuk është e gjitha.

Për çdo çështje ju do të mund të shihni të dhëna krahasuese si kohëzgjatja e gjykimit në krahasim me kohëzgjatjen mesatare të gjykimit të çështjeve të të njëjtit lloj, të dhëna për çështje të tjera të ngjashme, të dhëna për ngarkesën që gjyqtari përkatës ka patur me çështje të tjera të të njëjtit lloj gjatë muajve të një-pas-njëshëm të vitit në vijim, si dhe për ngarkesën që gjykata ka patur për çështje të po atij lloji në po të njëjtën periudhë.

Urojmë që me këtë lloj kërkimi të çështjeve në arkiv t'ju ndihmojmë sa të jetë e mundur më shumë që të gjeni informacionin që ju nevojitet.