Njoftime për shtyp gjyqtari i medias Gj.K.K.O

KOMUNIKIM PËR MEDIAN I DATËS 19 SHKURT 2021

Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, me dispozitivin e vendimit të lexuar në seancë gjyqësore, sot më datë 19.02.2021, nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e paraqitur përkundrejt vendimit nr. 421, datë 29/12/2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është shpallur vendimi: “Miratimin e vendimit nr. 421, datë 29/12/2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me sa ka disponuar për mosfillimin e procedimit penal ndaj gjyqtari S.T., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

  1. Ndryshimin e këtij vendimi si më poshtë:
    1. Shfuqizimin e vendimit të prokurorit, duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të regjistrojë në regjistrin e njoftimit të veprave penale, procedimin penal në lidhje me veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, duke kryer edhe hetimet e nevojshme në lidhje me këtë procedim penal, sipas drejtimit të përcaktuar në pjesën arsyetuese të këtij vendimi”.