Njoftime për shtyp gjyqtari i medias Gj.K.K.O

Komunikim per Median i 23 tetor 2020

Me referimin në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, me dispozitivin e vendimit të lexuar në seancë gjyqësore, sot më datë 23.10.2020, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prezencë të Prokurorit të Posaçëm dhe përfaqësuesit të subjektit L.B., në lidhje me procedimin parandalues pasuror nr. 66 datë 05.06.2020, që ka të bëjë me kërkesën e  Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përkundrejt konfiskimit të pasurive të  subjektit të Aktit Normativ L.B., sipas Aktit Normativ nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, është shpallur vendimi për heqjen e sekuestros së vendosur me Urdhërin nr. 151, datë 06/02/2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vleftësuar me vendimin nr. 03, datë 02/03/2020 të kësaj gjykate ndaj pasurisë së llojit automjet tip BMW, ngjyrë e zezë dhe kthimin e tij subjektit L.A.B. 

Tiranë më, 23.10.2020.