Njoftime për shtyp gjyqtari i medias Gj.K.K.O

Komunikim për Median i 23 tetor 2020

Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja c), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, të interesit të veçantë publik, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datën 23.10.2020, ora 9:00, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, e përbërë në trup gjykues monokratik, gjyqtar Sandër Simoni, u zhvillua seanca e parë gjyqësore ndaj të pandehurit Luan Daci, gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”, neni 186/1 i K.Penal.

Seanca u zhvillua me pjesëmarrje të Prokurorëve të Posaçëm, Altin Dumani dhe Klodian Braho, të të pandehurit Luan Daci dhe mbrojtësit të tij av. Andi Durraj, me procedur të gjykimit te zakonshëm, ku në këtë seancë u lexuan parashtrimet hyrëse dhe kërkesat për prova nga ana e akuzës.

Për thirrjen e dëshmitarëve të kërkuar nga akuza, seanca gjyqësore u shty për datën 29.10.2020.