Njoftime për shtyp gjyqtari i medias Gj.K.K.O

Komunikim për Median i 28 tetor 2020

Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, me dispozitivin e vendimit të lexuar në seancë gjyqësore, sot më datë 28.10.2020, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prezencë të Prokurorit të Posaçëm, të të  pandehurve R.D, R.C, N.S, A.H, V.N, F.G, E.G, L.B si dhe mbrojtësve të tyre, në lidhje me procedimin penal nr. 25/51/130, regjistruar më datë 04.10.2019, përkundrejt të pandehurve të cituar, është shpallur vendimi i deklarimit fajtor të të pandehurit R.D, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim; deklarimin pafajshëm të të pandehurit R.D,  për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet se i pandehuri e ka kryer këtë veprën penale bazuar në nenin 388 pika 1 gërma “d”; në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit R.D, i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim; deklarimit fajtor të të pandehurit R.C, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim,parashikuar nga nenet 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 9(nëntë) vjet burgim; deklarimin e pafajshëm të të pandehurit R.C,  për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provet se i pandehuri e ka kryer këtë veprën penale bazuar në nenin 388 pika 1 gërma “d”; në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit R.C, i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim; deklarimit fajtor të të pandehurit N.S, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim,parashikuar nga nenet 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim; deklarimin e pafajshëm të të pandehurit N.S,  për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provet se i pandehuri e ka kryer këtë veprën penale bazuar në nenin 388 pika 1 gërma “d”; në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit N.S, i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 4(katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim; deklarimit fajtor të të pandehurit A.H, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 8(tetë) vjet burgim; deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.H, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provet se i pandehuri e ka kryer këtë veprën penale bazuar në nenin 388 pika 1 gërma “d”; në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit A.H, i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim; deklarimin fajtor të të pandehurit V.N, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) burgim; deklarimin pafajshëm të të pandehurit V.N,  për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provet se i pandehuri e ka kryer këtë veprën penale bazuar në nenin 388 pika 1 gërma “d”; deklarimin fajtor të të pandehurit V.N, për kryerjen e veprës penale  “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim; deklarimin fajtor të të pandehurit V.N, për kryerjen e veprës penale  “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy ) vjet burgim; në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit V.N, me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbedhjetë) vjet burgim; në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit V.N, i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me  9( nëntë) vjet e 4(katër) muaj burgim; deklarimin fajtor të të pandehurit F.G, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të kryer nëbashkëpunim parashikuar nga nenet 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 7(shtatë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim; deklarimin e pafajshëm të të pandehurit F.G,  për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provet se i pandehuri e ka kryer këtë veprën penale bazuar në nenin 388 pika 1 gërma “d”; në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit F.G, i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet burgim; deklarimin fajtor të të pandehurit E.G, për kryerjen e veprës penale  “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” të parashikuar nga nenet 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë)  vjet burgim; në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit E.G, i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me  4(katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim; deklarimin fajtor të të pandehurit L.B, për kryerjen e veprës penale  “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” të parashikuar nga nenet 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë)  vjet burgim; në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit L.B, i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me  4(katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.