Komunikim për Median i datës 01 dhjetor 2020
Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, me dispozitivin e vendimit të lexuar në seancë gjyqësore, sot më datë 01.12.2020, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkues Prokuroria e Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër të pandehurit L.D është shpallur vendimi i “Deklarimit fajtor të të pandehurit L.D, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve “, të parashikuar nga neni 186/1 i KP dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale brenda një afati prove prej 12 muajsh.
Urdhërohet i pandehuri që në bazë të nenit 61 shkronja a), të mbaje kontakte me Shërbimin e Provës, Zyra Vendore Tiranë për periudhën e provës të përcaktuar në këtë vendim.
Në bazë të nenit 190/1 germa ë dhe nenit 391 të K.Pr.Penale, dokumenti kërkesë datë 03.02.2017 drejtuar Avokatit të Popullit, për tu emëruar në vendet vakante në institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i nënshkruar nga i pandehuri L.D , të deklarohet dokument i falsifikuar.
Dokumentet e tjera të sekuestruara me procesverbalin për sekuestrimin e sendeve të datës 01.04.2020 ti kthehen Kuvendit”.
U shpall sot me datën 01.12.2020