Njoftime për shtyp gjyqtari i medias Gj.K.K.O

Komunikimi me median nga Gjykata e Shkalles se Pare per Korrupsion dhe Krimin e Organizuar

Informacion i përgjithshëm

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në këto ditë të vështira  megjithë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të specifikës së kompetencës së saj lëndore dhe numrit të lartë të personave nën hetim dhe të pandehurve me masë sigurimi “arrest në burg”, është në punë për shqyrtimin e rasteve emergjente që përjashtohen nga zbatimi i Aktit Normativ nr. 9 datë 25.03.2020, (kryesisht çështjet që janë në përmbushje të afateve maksimale të paraburgimit), duke marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të gjyqtarëve, të punonjësve të administratës e subjekteve proçedurale, duke u solidarizuar me punën e përpjekjet e përgjithshme në rang vendi e në veçanti nga personeli mjekësor për përballimin e kësaj situate. Nga ana e gjykatës janë marrë masat për disinfektimin periodik të ambienteve.

Gjithashtu gjatë muajit prill janë zhvilluar disa proçese online nëpërmjet lidhjeve audiovizive me të burgosurit që ndodhen në paraburgim.

Njohja me kalendarin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mund të bëhet shumë shpejt nëpëmjet faqes së ëeb-it të gjykatës  www.gjp.gov.al.

Nëpërmjet kësaj faqeje ëeb-i ju do të njiheni mbi kalendarin e seancave gjyqësore, çështjet në gjykim, ecurinë e çështjeve dhe vendimet gjyqësore. 

Në këtë faqe ëeb do ketë një rubrikë dhe për gjyqtarin e medias. 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke ndjekur situatën e shkaktuar nga përhapja në vend e infeksionit COVID-19, në kushtet e reja të miratimit dhe të hyrjes në fuqi të Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave nr. 9, datë 25.03.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, ku sipas nenit 3, paragrafi 4, të këtij Akti Normativ, organet e administrimit gjyqësor miratojnë masa organizative specifike për zhvillimin  e proçeseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet  në ambientet e gjykatës dhe brenda sallave gjyqësore, si dhe kontaktet e ngushta ndërmjet individëve, si dhe në nenin 4, ku parashikohet mundësia për zhvillimin e seancave me të pandehur me masë sigurimi “arrest në burg” nëpërmjet lidhjeve audiovizive në distancë, duke përdorur programe kompjuterike për këtë qëllim, si dhe pas daljes së Udhëzimit të KLGJ-së nr. 146 datë 27.04.2020 “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative në gjykata” janë marrë masat e mëposhtme: 

1.    Kufizimin e hyrjes së publikut në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjatë periudhës së pezullimit të veprimtarisë gjyqësore dhe shtyrjes së proçeseve për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e infeksionit COVID-2019.

2.    Vijimin e veprimtarisë gjyqësore  dhe shërbimeve gjyqësore vetëm për çështje të ngutshme sipas vlerësimit të gjyqtarëve dhe për shqyrtimin e kërkesave që lidhen me masat e sigurimit për të pandehurit.

3.    Shmangien e grumbullimeve në ambientet e Gjykatës dhe kufizimin e hyrjes së publikut dhe mediave në ambientet e gjykatës me përjashtim të personave dhe subjekteve që kryejnë veprimtari të vlerësuar si të ngutshme, ato për masat e sigurimit dhe zhvillimin e seancave me dyer të mbyllura.

4.    Janë blerë materiale profilaktike si maska, doreza për të gjithë stafin, është bërë disinfektim i vazhdueshëm i ambienteve të punës, sallave, zyrave,  holleve dhe qelive që janë në administrim të gjykatës, me qëllim, mbrojtjen e shëndetit të gjyqtarëve, administratës, subjekteve proçedurale dhe publikut. Dizinfektimi i plotë për sa më sipër, është kryer 7 herë nga ana jonë (çdo javë). 

5.    Ditën e sotme ka përfunduar instalimi i tunelit të dezenfektimit në hyrje të institucionit nga ana e publikut që do të shërbejë për dezenfektimine  të gjithë persoanve që hyjnë në institucion., sipas asaj që përcakton Udhëzimi nr. 146 datë 27.04.2020 i KLGJ. 

6.    Janë marrë masa që gjatë zhvillimit të seancave të ngutshme  dhe ato për shqyrtimin e  kërkesave mbi masat e sigurimit të respektohen rregullat parandaluese shëndetësore mbi sigurimin e shëndetit në përputhje me legjislacionin për luftën kundër përhapjes së sëmundjeve infektive dhe udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore, si dhe ato që kanë të bëjnë me distancën në mes të personave si për gjyqtarët, administratën gjyqësore, subjektet proçedurale, të pandehurit, personat nën hetim etj. 

7.    Janë ngarkuar  me zbatimin e këtyre rregullave punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të Policisë së Burgjeve.

8.    Është rregulluar aksesi në shërbime nëpërmjet komunikimit telefonik, dhe elektronik të bëra publike nga gjykata në ambientet në hyrje të saj dhe në faqen ëeb-it të Gjykatës www.gjp.gov.al, në adresën elektronike, e-mail: sekretaria@gj.p.gov.al, dhe në numrin e telefonit:  +35542225075 

9.    Janë vendosur udhëzuesit dhe protokollet  e detyrueshëm në hyrje të institucionit dhe të publikimit të tyre në faqen e web-it të Gjykatës. 

10.    Zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore në lidhje me kërkesat për masat e sigurimit “arrest në burg” si dhe në rastet kur i pandehuri është në masën e sigurimit “arrest në burg” dhe kërkon që të vijohet me gjykimin pas marrjes së deklaratës për dhënie pëlqimi, sipas formatit të miratuar nga Gjykata. 

11.    Zhvillimin  e seancave gjyqësore të përcaktuara në pikën nr. 8,  kur është e mundur, nëpërmjet sistemit të video konferencës ose lidhjeve audiovizive sipas programeve kompjuterike të përshtatshme e të zbatueshme teknikisht në Gjykatë dhe është bërë e mundur realizimi i disa seancave me lidhje audiovizive. 

12.    Janw zhvilluar 5 seanca gjyqsore online ne Adresa e skype: search: Gjykata e Posaçme Shkalla e Parë, adresa email skype: gjykataposacme@hotmail.com  

Tani jemi nw prag tw pwrdorimit tw programit tw ti kompjuteritk “Microsoft Teams “ tw miratuar nga KLGJ me Vendimin nr. 145 datw 27.04.2020 pwr lidhjen audiovzive nw distamcw  pwr zhvillimin e senacave gjyqsore

13.    Është marrë një informacion i hollësishëm nga burgjet në lidhje me gjendjen e të paraburgosurve në gjykim në Gjykaten tonë, duke i shtyrë seancat ndaj të paraburgosurve të cilët nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

14.    Përshtatjen e orarit të punës, në përputhje me urdhërimet e autoriteteve shtetërore për kufizimin e lëvizjes së shtetasve. 

15.    Është hartuar një grafik për daljen në punë të punonjësve të administratës gjyqësore duke kufizuar prezencën e shumë personave në ambientet e brendshme të gjykatës.

Seancat gjyqësore të zhvilluara në periudhën 10  Mars-  30 Prill pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

Masa sigurimi Kërkesa në hetime paraprake Seanca paraprake Seanca të çështjeve të themelit Konfiskimet Seanca me videokonferencë
15 seanca gjyqësore 104 seanca gjyqësore 104 seanca gjyqësore 37 seanca gjyqësore 2 seanca gjyqësore 5 seanca gjyqësore