Njoftime për shtyp gjyqtari i medias Gj.K.K.O

Njoftim Publik

Informacion (i përmbledhur) në lidhje me veprimtarinë e gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, data 20.05.2020

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për datën 20.05.2020 u planifikuan 13 seanca, nga të cilat:

1 seancë gjyqësore, përfundoi.
1 seancë gjyqësore, u shty.
1 seancë paraprake, përfundoi.
2 seanca, në lëndë të masave të sigurimit, përfunduan.
1 seancë, në lëndë të masave të sigurimit, u shty.
5 seanca, në lëndë të ankimit ndaj vendimit të mosfillimit të procedimit, përfunduan.
1 seancë, në lëndë të ankimit ndaj vendimit të mosfillimit të procedimit, u shty.
1 seancë gjyqësore, në lëndë të masave parandaluese sipas Ligjit nr.10192 datë 3/12/2009, « Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë», i ndryshuar, u shty.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për datën 20.05.2020 u planifikuan 7 seanca, nga të cilat:

2 seanca gjyqësore, u shtynë.
2 seanca, në lëndë të masave të sigurimit, përfunduan.
2 seanca, në lëndë të masave të sigurimit, u shtynë.
1 seancë, në lëndë të masave parandaluese sipas aktit normativ nr 1 datë 31.01.2020, u shty.