Njoftime për shtyp gjyqtari i medias Gj.K.K.O

Njoftim publik

Informacion (i përmbledhur) në lidhje me veprimtarinë e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për datën, data 27.05.2020.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për datën 27.05.2020 u planifikuan 9 seanca, nga të cilat:

1 seancë, në lëndë të masave të sigurimit, përfundoi.
1 seancë, në lëndë të masave të sigurimit, u shty.
1 seancë gjyqësore, u shty.
2 seanca, në lëndë të masave parandaluese sipas aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020, u shtynë.
3 seanca, në lëndë të ankimit ndaj vendimit të mosfillimit të procedimit, u shtynë.
1 seancë, në lëndë të ankimit ndaj pezullimit të afateve të paraburgimit, u shty.