Njoftime për shtyp gjyqtari i medias Gj.K.K.O

Njoftime Publik

Informacion (i përmbledhur) në lidhje me veprimtarinë e gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, data 21.05.2020.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për datën 21.05.2020 u planifikuan 10 seanca, nga të cilat:

1 seancë, në lëndë të masave të sigurimit, u përfundua.
5 seanca gjyqësore, u shtynë.
4 seanca, në lëndë të masave të sigurimit, u shtynë.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për datën 21.05.2020 u planifikuan 6 seanca, nga të cilat:

2 seanca, në lëndë të masave të sigurimit, u përfunduan.
3 seanca, në lëndë të masave parandaluese sipas aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020, u shtynë.
1 seancë, në lëndë të ankimit ndaj vendimit të mosfillimit të procedimit, u shty.