Rubrika e gjyqtarit të medias për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Email: Erjon BANI
Njoftim Publik
Informacion (i përmbledhur) në lidhje me veprimtarinë e gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, data 19.05.2020.
NJOFTIM PUBLIK
Informacion (i përmbledhur) në lidhje me veprimtarinë e gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, data 18.05.2020.
NJOFTIM PUBLIK
Me qëllim të një komunikimi korrekt institucional dhe me synimin e informimit të publikut dhe mediat përgjatë periudhës 18 Maj 2020 e në vazhdim të COVID-19 Gjyqtari për media, i juridiksionit të gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke vërejtur se OBSH ka deklaruar epideminë COVID- 19 një emergjencë të shëndetit publik të rëndësisë ndërkombëtare, klasifikuar nga vetë OBSH në datë 11.03.2020 si pandemi,
Komunikimi me median nga Gjykata e Shkalles se Pare per Korrupsion dhe Krimin e Organizuar
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në këto ditë të vështira megjithë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të specifikës së kompetencës së saj lëndore dhe numrit të lartë të personave nën hetim dhe të pandehurve me masë sigurimi “arrest në burg”, është në punë për shqyrtimin e rasteve emergjente që përjashtohen nga zbatimi i Aktit Normativ nr. 9 datë 25.03.2020, (kryesisht çështjet që janë në përmbushje të afateve maksimale të paraburgimit), duke marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të gjyqtarëve, të punonjësve të administratës e subjekteve proçedurale, duke u solidarizuar me punën e përpjekjet e përgjithshme në rang vendi e në veçanti nga personeli mjekësor për përballimin e kësaj situate. Nga ana e gjykatës janë marrë masat për disinfektimin periodik të ambienteve.