NJOFTIM PER SHTYP- 08 NENTOR 2023

1. Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;

VENDOSI: 

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Sali Berisha, me objekt: “Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof.Dr.Sali Berisha, Kryetarit të Opozitës”  , si të pabazuar në ligj.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot, me datë 08.11.2023.