NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; VENDIM I CAKTIKMIT TË DATËS DHE ORES SË GJYKIMIT, KUNDËR BESNIK IMERAJ

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR
KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. Regj.Them.168    

Nr. 874 Prot (GJKKO)                                                                                                    

Dt. Reg 23.06.2021                                                                          Dt.urdhërimit 01/07/2021

VENDIM
i caktimit të datës dhe orës së gjykimit

Në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dërguar nga Gjykata Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktet e procedimit dhe ankimet:

Apel; i ankuesit Besnik Imeraj, si kundërshtim ndaj «vendimit n.132, dt.17.05.2021 të gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar», paraqitur në datë 15/06/2021, në gjykatën që ka dhënë vendimin e apeluar.

Për shkak të parashikimit se ‘kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë [...] sipas [...] kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile’ (pika 3, neni 24, A.N., n.1, dt.31.01.2020), në zbatim të §2, të nenit 460 të këtij Kodi, me autoritetin e Relatorit – në kolegjin e përbërë edhe nga gjykatësit S.Dollani & N.Kosova, të caktuar sipas shortit të datës 24/06/2021,

Caktoj:

datën 21 Korrik 2021 dhe orën 0930 për zhvillimin e gjykimit të çështjes nr.168 regj.them., dt.regj.23/06/2021 me

Kërkues:          Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, Prokurori Klodjan Braho;

Kundër:           Besnik Imeraj (mbrojtur nga av.Ilir Haznedari, sipas deklarimit në seancë gjyqësore dt.17/05/2021);

me Objekt:      Konfiskimi i pasurisë automjet Mercedes Benz, model ML 350, me targa AA979VN së shtetasit Besnik Imeraj;

në selinë e gjykatës së Apelit për Korrupsinin dhe Krimin e Organizuar, në adresën: njësia administrative nr.9, rruga Jordan Misja, Tiranë.

  • Në zbatim te §5/1 të nenit 460 të Kodit të Procedurës Civile, palët kanë të drejtë që deri në 5 ditë para shqyrtimit të çështjes, pra deri në datën 16 Korrik 2021, të paraqesin parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim dhe kundërankim.

 

GJYKATËS

DHIMITËR  LARA