NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 11.06.2024
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 09.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” ndaj personit nën hetim Jacob Douglass Dickson i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal.
- Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin Nr. 58 datë 11.06.2024, vendosi:
- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Jacob Douglass Dickson kryer nga policia gjyqësore në datë 07.06.2024 ora 20:30 si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj të dyshuarit Jacob Douglass Dickson atë të “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
- Urdhërohet personi nën hetim Jacob Douglass Dickson që të mos largohet nga banesa ku ai banon me qira ndodhur në papafingon e banesës në pronësi të shtetasit Bardhyl Maja ndodhur në Rr. Hysen Haxhi Dalliu, pallati nr. 184/10, shkalla 1, apartamenti nr. 17, Tiranë. Gjatë qëndrimit nën masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” personi nën hetim nuk duhet të përdorë pajisje kompjuterike apo të kryejë veprime të tjera që lidhen me përdorimin e sistemeve të kriptovalutave si dhe të mos ketë komunikime me persona që kanë lidhje me këtë aktivitet.
- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Jacob Douglass Dickson nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “Arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
- Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
- Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për personin nën hetim av. Arben Gramo të shpërblehet nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 11.06.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar