NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 11.06.2024

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Robert Kola më datë 07.06.2024, Nr. Regj. Them. 341, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: 1. Humbja e fuqisë së masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhënë ndaj kërkuesit Robert Kola, me vendimin nr.62-2024-1217, datë 05.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Fier, miratuar me vendimin nr.24 datë 18.03.2024 të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 289, datë 11.06.2024 vendosi:
  1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Robert Kola.
  2. Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Proçedurës Peanle, dhënë ndaj kërkuesit Robert Kola, me vendimin Nr.62-2024-1217, datë 05.03.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Fier, miratuar me vendimin nr.24, datë 18.03.2024, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 11.06.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar