NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 13.06.2024

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Ervis Lami më datë 27.05.2024, NR. 312 AKTI ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Realizimin e seancës gjyqësore për informacion mbi gjendjen e procedimit dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit të dhënë ndaj shtetasit Ervis Lami; 2. Zëvendësimin e masës së sigurisë “Arresti në burg”, të urdhëruar nëpërmjet vendimit nr.12, datë 13.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 3. Kthimin e sendeve të sekuestruara në emër të shtetasit Ervis Lami
  2. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenet 212, 230, 236, 301/2, dhe 246 të K.Pr.Penale, me Vendimin Nr. 312, datë 13.06.2024 vendosi:
    1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
    2. Verifikimin dhe marrjen e informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit për rastin konkret.
    3. Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.21, datë 13.03.2024 ndaj shtetasit Ervis Lami me masën e sigurimit personal “Arresti në shtëpi”, në bazë të nenit 237 të K.Pr.Penale.
    4. Urdhërohet personi nën hetim Ervis Lami të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në Rr. “Nexho Konomi”, kompleksi Green City, godina A3, kati 7, Tiranë.
    5. Rrëzimin e kërkesës për kthimin e sendeve të sekuestruara.
    6. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore urdhërohen të kontrollojnë respektimin, ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
    7. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.
    8. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 13.06.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar