NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 17.05.2024

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Sali Berisha më datën 16.05.2024, Nr. 296 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Përjashtimin e trupit gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, nga shqyrtimi çështjes penale me nr. 245 regjistri, datë regjistrimi 22.04.2024.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, mbështetur në nenet 112, 17, 18, 19, 21 dhe 22 të Kodit të Procedurës Penale me vendimin Nr.296, datë 17.05.2024 vendosi:

  1. Deklarimin e papranueshmërisë të kërkesës së kërkuesit Sali Berisha me nr. 296, datë regjistrimi 16.05.2024, për përjashtimin e trupit gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, nga shqyrtimi çështjes penale me nr. 245 regjistri, datë regjistrimi 22.04.2024, pasi shkaqet e paraqitura nga pala kërkuese janë të pa bazuara në ligj.  
  1. Vendimi t’i njoftohet trupit gjykues për të cilin është kërkuar përjashtimi (gjyqtare Irena Gjoka), Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar dhe kërkuesit Sali Berisha, në referim të parashikimeve të nenit 22, pika 4 të K.Pr.Penale.  
  1. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit. 
  1. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim së bashku me vendimin përfundimtar, sipas parashikimeve të nenit 22, pika 4 të K.Pr.Penale. 

Tiranë, me datë 17.05.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar