Njoftim per mediat 08 04 2024

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Personi nën hetim, Sali Berisha i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhur vendorë, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal më datë 28.03.2024 dhe Jamarbër Malltezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhur vendorë, kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal, më datë 02.04.2024 kanë paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt “Kërkohet zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, me një masë tjetër më të butë, me qëllim mundësinë e takimit me avokatët e zgjedhur, për përgatitjen e një mbrojtje efektive përpara gjykatave të brendshme të vendit dhe përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe për mundësinë e komunikimit me mjekë në rast nevojë”.

  1. përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 228, 229, 237, 249 dhe 260 të K.Pr. Penale, me vendimin Nr. 200, datë 08.04.2024, vendosi:

  1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Sali Berisha, me objekt “Kërkohet zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, me një masë tjetër më të butë, me qëllim mundësinë e takimit me avokatët e zgjedhur, për përgatitjen e një mbrojtje efektive përpara gjykatave të brendshme të vendit dhe përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe për mundësinë e komunikimit me mjekë në rast nevoje”, si të pabazuar në ligj dhe në prova.
  2. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Jamarbër Malltezi, me objekt “Kërkohet zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, me një masë tjetër më të butë, me qëllim mundësinë e takimit me avokatët e zgjedhur, për përgatitjen e një mbrojtje efektive përpara gjykatave të brendshme të vendit dhe përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe për mundësinë e komunikimit me mjekë në rast nevoje”, si të pabazuar në ligj dhe në prova.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 08.04.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar