Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E PROÇEDURËS SË LËVIZJES PARALELE NË POZICIONIN “ARKIVIST/E

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KANCELARI

Nr. 947 Prot.                                                                                         Tiranë, më 15.07.2021

Lënda:            Njoftim mbi përfundimin e proçedurës së lëvizjes paralele në pozicionin “Arkivist/e”

KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

                                                                                                      T I R A N Ë

Bazuar në Ligjin 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin nr.622, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor "Mbi lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimin nr. 85, datë 11.03.2021, me anë të cilit janë përcaktuar rregulla të hollësishme për proçedurën e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësore, si dhe shpalljen e datës 25.06.2021, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ju njoftojmë se:

Në përfundim të verifikimit paraprak, për përmbushjen e kritereve, në lidhje me proçedurën e lëvizjes paralele në pozicionin “arkivist/e”, nuk u paraqit asnjë kandidaturë.

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil gjyqësor.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

KANCELARI

SAIMIR SHYTI