NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR POZICIONIN “Specialist (elektrik)”.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KANCELARI
Nr. 1343/2 Prot. Tiranë, më 21.07.2023
L ë n d a: Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pozicionin “specialist elektrik”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve, pranë GJKKO-së.
T I R A N Ë
Në zbatim Ligjit 98/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale të punës dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:
- 1 (një) vend vakant “specialist elektrik”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
- Kandidati i kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit është:
1. David Gjon Nikaj
Intervista e strukturuar me gojë e kandidatit do të zhvillohet më datën 24.07.2023, ora 13:00 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
KANCELARI
SAIMIR SHYTI