NJOFTIM MBI SHPALLJEN E KANDIDATIT FITUES PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE “SEKRETAR/E GJYQËSOR”.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KANCELARI
Nr. 3210/2 Prot. Tiranë, më 15.12.2023
L ë n d a: Njoftim mbi shpalljen e kandidatit fitues për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive “sekretar/e gjyqësor”.
KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR
T I R A N Ë
Në zbatim të ligjit nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 13, të Vendimit nr. 622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe të Udhëzimit nr.85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, në përfundim të procedurës së vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Gjykatës dhe shpalljes së fituesit, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralale dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:
- 1 (një) vend vakant në pozicionin Sekretar/e Gjyqësor, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
- Kandidati fitues i shpallur nga Këshilli i Gjykatës është:
1. Znj. Marsilda Sogja me 91 Pikë
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
KANCELARI
SAIMIR SHYTI