Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM MBI mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranimin në shërbimin civil gjyqësor për pozicionin Arkivist/e

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

KANCELARI

Nr. 947/3 Prot.                                                                                    Tiranë, më 21.10.2021  

L ë n d a:        Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranimin në shërbimin civil gjyqësor për pozicionin Arkivist/e  

KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

                                                                                                      T I R A N Ë

Në zbatim te kreut IV “Pranimi në shërbim civil gjyqësor”, të Vendimit nr.622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor "Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe Vendimit nr. 22 Prot, datë 20.10.2021 të Këshillit të Gjykatës për pranimin e ankimit të paraqitur nga kandidati i skualifikuar Z. Kastriot Kullaj, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se, në lidhje me:

1 (një) vend vakant në pozicionin Arkivist/e, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

  • Kandidati i kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit është:

1. Kastriot Kullaj

Vlerësimi profesional i kandidatit do të zhvillohet më datën 03.11.2021 ora 10:00Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga Komisioni i Pranimit dhe do të jetë testim me shkrim dhe testim me gojë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

KANCELARI

SAIMIR SHYTI