Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR LËVIZJE PARALELE SPECIALIST IT

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.___ Prot.                                                                                                        Tiranë, më   11/01/2020

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR LËVIZJE PARALELE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e KLGJ nr. 622 datë 10.12.2020 “ Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqsor”, shkresën e KLGJ me nr. 16 prot, datë 05.01.2021 “Mbi procedurën e rekrutimit”, shkresën së KLGJ-së me nr. 1671 prot., datë 09.03.2020, me lëndë: “Mbi miratimin e shtesës në organikën e gjykatës”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 2 (dy)  vend të lirë pune për lëvizje paralele, si më poshtë

- Për 2 (dy) vend, në pozicionin Specialist IT, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit nr. 55, 56 të Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe kushtet e vecanta sipas 44, 45 të  ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve pë r të  luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar “.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Specialist IT,  është si  më poshtë:

  • mbledhja dhe përpunimi i të dhënave statistikore të gjykatës;
  • nxjerr të dhënat statistikore të ndryshme të gjeneruara nga sistemi, mundëson çdo informacion tjetër që gjenerohet prej sistemit të menaxhimit të çështjeve dhe kujdeset që informacioni kryesor të shfaqet në ambientet e informimit të publikut dhe faqen ëeb;
  • kujdeset nga pikëpamja teknike dhe mirëmban sistemet e integruara të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, duke kryer njëkohësisht edhe rolin e administratorit të sistemit, pa u mbivendosur me kryetarin dhe nën autoritetin e tij;
  • mban lidhje me Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit pranë KLGJ-së, si dhe komunikon me shërbimin e kontraktuar nga kjo e fundit, për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit;
  • siguron backup-in e të dhënave të sistemit në hard-disk dhe NAS ose DVD;
  • menaxhon sistemet operative, menaxhon dhe monitoron nëpërmjet aplikacioneve të dedikuar performancën e serverëve; ndërton dhe menaxhon Active Directory; konfiguron dhe mirëmban Microsoft Exchange; Konfiguron dhe menaxhon serverat; planifikon/harton masat për backupin e sistemeve, identifikon dhe komunikon për probleme, procese apo zgjidhje teknike; kontrollon procedurat e sistemeve dhe bazës së të dhënave;
  • ndjek përdorimin dhe mirëfunksionimin e sistemit të Regjistrimit Dixhital Audio (RDA), duke kryer dhe kontrolle rutinë, gjithashtu kujdeset dhe nxjerr statistikat për përdorimin e këtij sistemi në mënyre periodike;
  • kujdeset, për përditësimin e faqes së internetit të gjykatës ëëë.gjp.gov.al në mënyre që të jetë në çdo moment online dhe me informacion të përditësuar;
  • kujdeset dhe mirëmban pajisjen touchscreen (kiosk) dhe monitorin e orarit të gjyqeve në ambientin e informimit të publikut;
  • përgjigjet për mirëmbajtjen dhe riparimin, për aq sa është e mundur, të rrjetit LAN, kompjuterëve, printerëve, fotokopjeve etj, si dhe vlerëson dhe identifikon nevojat në këtë aspekt;
  • jep sugjerime nga ana teknike lidhur me pajisjeve elektronike të nevojshme për tu blerë, vlerëson kërkesat teknike për sistemet, si dhe përgatit termat e referencës për informatizimin e mëtejshëm;
  • administron të drejtat dhe zbatimin e rregullave të komunikimit elektronik, dokumenton problemet dhe jep mendim mbi zgjidhjet teknike për t'u përdorur si referencë për të ardhmen;
  • siguron konfigurim dhe instalim të specializuar të aplikacioneve për përdoruesit, mail server dhe sistemet e tjera elektronike;
  • administron email-et zyrtare të Zyrës së Marrëdhënies me Publikun dhe të titullarëve të cilët janë në domain www.gjp.gov.al;
  • analizon dhe jep mendim mbi efikasitetit dhe cilësinë e sistemeve informatike që përdoren në institucion duke sugjeruar dhe ndryshime të nevojshme rreth tyre;
  • kujdeset për ruajtjen e sigurisë së rrjetit dhe profilit të përdoruesit ndaj viruseve dhe ndërhyrjeve me synime keqdashëse, ngre politikat e grupeve dhe sigurinë e rrjetit, konfiguron dhe mirëmban programet Antivirus;
  • kujdeset dhe ndjek mirëfunksionimin në aspektin teknik të: sistemit të sigurisë, që përmban sistemin e akses-kontrollit; sistemit elektronik të kamerave të sigurisë; sistemin softëare të menaxhimit të godinës (BMS); si dhe sistemin elektronik të mbrojtjes kundër zjarrit të cilat i përkasin gjithë godinës dhe për gjithë institucionet që ndodhen aty;
  • ndihmon në mirëmbajtjen e sistemit e skanimit me rreze X, dhe metal detektorët të cilat ndodhen në ambientet e Gjykatës;
  • administron pajisjen video konferencë dhe kryen lidhje për të bërë të mundur zhvillimin e seancave gjyqësore nëpërmjet kësaj pajisje me shtetet, ose pajisjet e tjera periferike për të gjithë gjykatat e Shqipërisë, të cilat përcillen me kërkesat përkatëse;
  • kujdeset për funksionimin e fonive, projektorëve, video konferencave etj., në rastet kur organizohen takime zyrtare në Gjykatës;
  • merr pjesë në trajnimet e organizuara për stafin e gjykatës në lidhje me funksionimin dhe përdorimin e programeve të ndryshme në rast përditësimesh, si dhe siguron trajnimin e vazhdueshëm të stafit lidhur me këto përditësime;
  • instrukton administratën për zgjidhjen e problemeve teknike dhe përdorimin e sistemeve elektronike, zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi për projekte te ndryshme me sektorët e tjerë të institucionit, konfiguron Sistemet Operative ne rrjet;
  • menaxhon, administron dhe mirëmban dhomën e server-it të institucionit i cili është dhe për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, serverin, si dhe centralin telefonik;
  • kujdeset dhe është person i autorizuar për shfaqjen e pamjeve filmike dhe çdo transmetimi data apo media në sallën e gjyqit të cilat janë prova materiale, në rastet kur këto ia kërkon gjyqtari.

Kushtet për lëvizjen paralele për dy pozicionet Specialist IT sipas nenit 7 të Vendimit  nr. 622 datë 10.12.2020 të KLGJPër lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqsor”, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil gjyqsor i konfirmuar, brenda së njëjtës  kategori për të cilën aplikon
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë”.

Kërkesat e veçanta për pozicionin Specialist IT, janë si më poshtë :

  • të jenë diplomuar të paktën në nivelin “Master shkencor” ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë, në informatikë, teknologji informacioni, elektronikë, shkenca kompjuterike;
  •    të kenë kryer të paktën një vit praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale, që lidhet me gjykatën.
  • të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
  • të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.
  • të  japin pëlqimin për plotësimin e kushteve të  sigurisë  të  caktuar me ligj të  vecantë  të  GJKKOK,  sipas formularëve B2, B3 të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”

-Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 28.01.2021, pranë kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • Curriculum Vitae.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës së studimeve bachellor dhe asaj master dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.
  • Formularin e deklarimit te pasurise dhe formularet A, B2, B3 të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe nenit 41 te VKLGJ nr. 622 date  10.12.2020, me anë të të cilave jep  pëlqimin për plotësimin e kushteve të  sigurisë.(formularet gjenden te publikuar  bashkengjitur ketij njoftimi )

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit  të kërkuar si dhe mosdhënia e pëlqimit për  për plotësimin e kushteve të sigurisë sipas Ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” sjell skualifikimin e kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në dy   faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 29.01.2021, në ambientet e Gjykatës, në faqen zyrtare të gjykatës www.gjp.gov..al dhe atë të Këshillit të Lartë Gjyqsor, dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë si dhe arsyet e moskualifikimit.

  1. Vlerësimi profesional i kandidatëve do të bëhet me datën 2.02.2021 ora 14:00, në ambientet e Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin  dhe Krimin e Organizuar, Salla e Mbledhjeve, Kati III i Gjykatës, si më poshtë;

      • 40 pikë për vlerësimin në punë
      • 50 pikë për vitet e përvojës  profesionale  në pozicionin përkatës
      • 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet në fushën përkatëse

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar: Ligji nr. 98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Kodi i Procedurës Penale; Kodin e Procedurës Civile; ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Data e daljes së rezultateve do të jetë  03.02.2021 dhe do të publikohet në faqen zyrtare të gjykatës www.gjp.gov..al dhe atë të Këshillit të Lartë Gjyqsor,

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidati               

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

                             Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, faks 042231527, sekretaria@gjp.gov.al