Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.____Prot.                                                                                                                 Tiranë, më    08/02/2021

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e KLGJ-së nr. 622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, shkresën e KLGJ-së me nr. 16 prot, datë 05.01.2021 “Mbi procedurën e rekrutimit”, shkresës së KLGJ-së nr. 1671 prot., datë 09.03.2020, me lëndë: “Mbi miratimin e shtesës në organikën e gjykatës”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune për pranim në shërbimin civil gjyqësor, si më poshtë

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Ekonomiste/Financiere (Specialist finance dhe buxheti), pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, sipas nenit nr. 55, 56 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe kushtet e veçanta sipas neneve 44 e 45 të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Ekonomiste (Specialist prokurimesh & magazine në degën e buxhetit),  është si  më poshtë:

  • Është e ngarkuar me kryerjen e veprimeve finaciare e buxhetore në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sipas ndarjes së punëve të zyrës e nën drejtimin e drejtueses së zyrës së buxhetit të Gjykatës.
  • Përgjigjet për sigurimin e të dhënave, në bazë të fondeve dhe kërkesave të nevojshme të përgatitura  nga strukturat përkatëse të ngritura në institucion dhe përgatit  regjistrin  e parashikimit të prokurimeve publike;
  • ndjek dhe monitoron periodikisht gjatë gjithë vitit realizimin e regjistrit të prokurimeve publike të miratuar nga titullari;
  • harton dhe merr pjesë në përgatitjen e dokumentacionit të tenderave deri në realizimin e kontratës;
  • sqaron operatorët pjesmarrës në tendera mbi çdo paqartësi që mund të kenë gjatë hartimit të ofertave në lidhje me dokumentacionin teknik të vënë në dispozicion nga autoriteti kontraktor;
  • ka për detyrë të ruajë fshehtësinë e shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëritë pjesëmarrëse në tender deri në momentin e komunikimit zyrtar të fituesit nga Titullari i Autoritetit Kontraktues dhe nënshkrimit të kontratës;
  • mban të azhornuar listën e çmimeve dhe kontrollon në çdo kohë projektet dhe preventivat, analizat e çmimeve që kanë të bëjnë me prokurime publike të infrastrukturës, ndërtimeve, shërbimeve dhe blerje te mallrave;
  • relaton pranë titullarit për problemet e hasura gjatë zhvillimit te prokurimeve, bën propozime konkrete për zgjidhjen e tyre duke respektuar legjislacionin në fuqi;
  • përgjigjet për hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për botim brenda afateve kohore;
  • për hartimin dhe miratimin e urdhërave të prokurimit;
  • për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që u bashkëlidhen dokumenteve të tenderit (si për shembull, hartat, skicat, planet);
  • zbaton detyrat e lëna nga titullari dhe organet e tjera KLGJ, KPP etj.;
  • në përfundim të procedurës së prokurimit publik harton draft-kontratën që do të lidhet me operatorin ekonomik fitues dhe e dërgon atë për miratim;
  • kryen në mënyrë elektronike njoftimet, modifikimet, arshivimet, etj. sipas kërkesës;
  • mban lidhje të vazhdueshme me Agjencinë e Prokurimit Publik dhe institucione të specializuara për zgjidhjen me efikasitet të problemeve ligjore që lindin gjatë procedurave të prokurimit public;
  • mban kontakte të rregullta me anëtarët e komisionit të propozuar nga titullari i autoritetit kontraktues dhe i vë në dijeni për datën, vendin dhe orën në të cilën do të mblidhet komisioni i vlerësimit të ofertave;
  • kryen funksione të karakterit ndihmës, si mbajtja e procesverbalit, sistemimi dhe ruajtja e dokumenteve etj;
  • kryen inventarizimin e dosjes te procedurave te prokurimit publik dhe kujdeset për dorëzimin e tyre në arkivin e gjykatës  në mënyrën dhe në afatin e parashikuar në ligj;
  • zbaton detyrat e lëna nga titullari dhe relaton mbi aktivitetin e sektorit të njësisë së prokurimit dhe dorëzon raport me shkrim;
  • administron në mënyrë të vazhdueshme procesin e prokurimit publik dhe vepron neë bazë të urdhërave të titullarit për përdorimin e kodit te institucionit në faqen e internetit www.app.gov.al;
  • përgjigjet për administrimin e procesverbaleve për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër, që lidhet me procedurat e përcaktimit të fituesit duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, si dhe llogaritjen e çmimeve te shitjes së dokumenteve të tenderit;
  • përgjigjet për hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesat për kualifikim dhe kriteret e vlerësimit;
  • kryen dokumentimin e të gjithë lëvizjes së aktiveve dhe regjistrimin e të gjithë veprimtarive ekonomike në programin financiar në përdorim të njësise, duke kontrolluar dhe verifikuar ligjshmërinë e dokumentave autorizuese, vërtetuese, faktike sipas gjurmëve të menaxhimit të aktiveve sipas përgjegjësisë, gjurmës së inventarizimit fizik, gjurmës për marrjen në dorëzim të aktiveve, gjurmës për vlerësimin dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve;
  • është nënpunës civil dhe është në varësi direkte të Kryetarit të Degës së Buxhetit;
  • merr pjesë dhe në komisione të tjera të krijuara nga titullari i gjykatës siç është dhe komisioni për marrjen në dorëzim dhe asgjësimin e provave materiale, komisioni për hartimin e PBA, etj. dhe kryen dhe detyra të tjera operative në përputhje me rregulloren e brendshme dhe aktivitetin e njësisë)
  • veprime të tjera të parashikuara nga ligji “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSh” dhe atë “Për menaxhimin  dhe kontrollin financiar”, si dhe detyra që delegohen nga ana e Kryetarit të Degës së Buxhetit, etj.

Kriteret e përgjithshme për pranimin si nëpunës civil, gjyqësor për pozicionin e punës Ekonomiste/ Financiere  (Specialist finance dhe buxheti)  sipas nenit 7, të Vendimit  nr. 622, datë 10.12.2020, të KLGJPër lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, janë si më poshtë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil apo shërbimi civil gjyqësor, që nuk është shuar sipas ligjit.  

Kriteret e veçanta për pozicionin Ekonomiste/ Financiere  (Specialist finance dhe buxheti),  janë si më poshtë :

  • të jenë diplomuar të paktën në nivelin “Master shkencor” në shkencat ekonomike, ose të barasvlershëm me të, ose “Master profesional” sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë;
  • të ketë jo më pak se tre vjet në fushën e financës, kontabilitetit, menaxhimit të buxhetit ose prokurimeve;
  • të njohë legjislacionin mbi financat, kontrollin e brendshëm, prokurimet;
  • të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
  • të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor;
  • të japin pëlqimin për plotësimin e kushteve të sigurisë  të  caktuar me ligj të veçantë të GJPKKO. sipas formularëve  B2, B3 të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe nenin 41 te Vendimit të KLGJ-së, nr. 622 datë 10.12.2020.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 22.02.2021, pranë kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.
  • Formularët e deklarimit te pasurise dhe formularet A, B2, B3 të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” me anë të të cilave jep  pëlqimin për plotësimin e kushteve të  sigurisë. (formularet gjenden te publikuar  bashkengjitur ketij njoftimi )

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit  të kërkuar si dhe mosdhënia e pëlqimit për plotësimin e kushteve të sigurisë sipas Ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” sjell skualifikimin e kandidatit.

Procedura e pranimit:

 

  1. Konkurrimi për pranimin në shërbimin civil gjyqësor zhvillohet në dy faza:

 

         a) verifikimi paraprak nëse kandidatët i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta, të    publikuara në njoftim; 

         b) vlerësimi i kandidatëve.  

Konkurrimi[1] zhvillohet në këto  faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet nga Kancelari i Gjykatës brenda datës 25.02.2021, shpall listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet në faqen zyrtare të gjykatës www.gjp.gov.al dhe atë të Këshillit të Lartë Gjyqësor,  lajmëron kandidatët që plotësojnë kushtet dhe ata që nuk i plotësojnë si dhe Komisionin e Pranimit të ngritur me Vendim të Këshillit të Gjykatës. Kandidatët që nuk plotësojnë kushtet kanë të drejtën e ankimimit brenda 2  ( dy ) ditëve.

  1. Komisioni  Pranimit zhvillon testimin me shkrim  më datën 01.03.2021, ora 12:00, për njohuri, aftësitë dhe  cilësitë e njoftuara në këtë shpallje dhe bën vlerësimin e kandidatëve, vlerësim, i cili shpallet brenda ditës. Kancelari administron listën e  kandidatëve që kanë marrë mbi 70% të pikëve nga vlerësimi me shkrim (42 pikë) e që vijonë konkurrimin në fazën e testimit me gojë duke i njoftuar ata. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen më datën 02.03.2021 dhe kanë të drejtën të ankimojnë rezultatin brenda 2 (dy)  ditëve. Komisioni i Pranimit me datën 02.03.2021 i dorëzon Këshillit të Gjykatës listën e kandidatëve të kualifikuar për testimin  me gojë.

  1. Vlerësimi profesional i kandidatëve do të bëhet me datën 03.03.2021, ora 12:00, në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin  dhe Krimin e Organizuar, Salla e Mbledhjeve, Kati III i Gjykatës, si këtyre kritereve;

      • Renditjen në listën e kandidatëve sipas vlerësimit me shkrim nga Komisioni i Pranimit;
      • 25 pikë për karakteristikat e veçanta të kandidatit në bazë të intervistës së strukturuar me gojë;
      • 15 pikë për vitet e përvojës profesionale.
      • Kandidatët që marrin 70% të pikëve totale të vlerësimit kualifikohen për fazën e emërimit nga Këshilli.

Brenda kësaj date Këshilli i Gjykatës merr vendimin  për rezultatet e procedurës së pranimit dhe të arsyetuar e publikon atë.

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar; Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”; Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”; Ligji nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH”, i ndryshuar; Ligji nr.10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar; Ligji nr. 8379, datë 29.07.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit në RSH”; Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar; Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij (VKM, Udhëzime, etj.); Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimi nr.30 datë 27.12.2011“Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimit nr. 622 datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen  në detyrë dhe pranimin  në shërbimin civil gjyqësor”.

Data e daljes së rezultateve do të jetë  05.03.2021 dhe do të publikohet në faqen zyrtare të gjykatës www.gjp.gov.al dhe atë të Këshillit të Lartë Gjyqësor,

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231527, tel/fax 042225075, sekretaria@gjp.gov.al

 

[1] Verifikimi paraprak bëhet nga Kancelari, ndërsa vlerësimi i kandidatëve bëhet nga Komisioni i Pranimit dhe Këshilli. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht: a) 60 pikë për vlerësimin me shkrim.         

 b) 40 pikë për vlerësimin nga Këshilli.