Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 893 Prot.                                                                                               Tiranë, më 07/07/2021

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, dhe në dispozitat e Kodit të Punës në RSH, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune, si më poshtë :

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist (elektrik) në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse (S.SH.M.), pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në  shërbimin civil gjyqësor, sipas Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

- Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Specialist (elektrik) në S.SH.M. dhe detyrat që ai kryen,  janë si  më poshtë:

  • Mban përgjegjësi për funksionimin normal të sistemit elektrik të godinës së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPKKO).
  • Të pajisjeve elektrike të instaluara në GJPKKO.
  • Të sistemit të inverterit qëndror dhe inverterave të ashensorëve, UPS-ve,etj.
  • Kryerja e kontrollit të përditshëm të godinës dhe kryesisht në sistemet elektrike, ku përfshihen kabinat e tensionit të lartë, tensionit të mesëm, sistemi UPC, gjeneratori, panelet elektrike të kateve, sistemet e pompave, chilleri, kaldaja, AHU, në ambientet e godinës. Gjithashtu sistemet elektrike të barrierave të sigurisë, dhe dyerve lëvizëse, sistemit të MKZ, etj.
  • Zbatimi i skedulit periodik të shërbimeve të mirëmbajtjes të cilat janë përcaktuar në dosjet teknike të sistemeve të mësipërme.
  • Shënimi i të gjitha përshkrimeve teknike të punimeve të kryera në librat përkatës, si dhe përpilimi i informacioneve teknike mujore mbi këto punime.
  • Të jetë në gadishmëri të çdo urgjence teknike mbi zgjidhjen e anomalive me qëllim mirëfunksionimin e punës në godinë dhe në mënyrë të veçantë, mbarëvajtjen e seancave gjyqësore.
  • Koordinimi i punës me specialistët e S.SH.M. të fushave të tjera, për zgjidhjen e problemeve teknike në përgjithësi, ku sistemet janë të ndërthurura, si: elektromekanike (elektropompa, elektromotorë), fan-coil, me akses elektromagnetik (dyer aksesi), ashensorët,  etj.
  • Përpilimi i listave të materialeve dhe projekt-buxhetet e shpenzimeve që nevojiten për mirëmbajtjen e sistemeve që ka detyrë funksionale. Ushtrimi i veprimtarive në rastet kur është pjesë e komisioneve të ndryshme të urdhëruara nga Kryetari ose Kancelari i GPKKO-së.
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera në bashkëpunim me specialistët e tjerë, për mirëmbajtjen e godinës dhe ambienteve rrethuese të saj.
  • Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.

-Kërkesat e vecanta për pozicionin Specialist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinieri elektrike ose Inxhinieri elektronike, (Diplomë BACHELOR,  DIND ose DND).
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze, përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
  • Të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 21.07.2021, pranë Kryesekretarisë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëme:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (vërtetimi shkarkuar nga e-Albania).
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë e-mail) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 23.07.2021, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda 24 orëve do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë. Lista e kandidatëve jo fitues nuk publikohet në web. Ata do të njoftohen nëpërmjet e-mail.

  1. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 26.07.2021, ora 10:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe brenda ditës do të shpallet rezultati.

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, si dhe njohuri bazë te sistemeve elektrike dhe elektronike.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e ankimit me shkrim ose nëpërmjet e-mail, në Këshillin e Gjykatës, ndaj rezultatit, brenda dy ditëve, nga dita e shpalljes së tij.

Data e daljes së rezultatit përfundimtar do të jetë 29.07.2021.

Shpallja e njoftimit të kandidatit fitues do të bëhet në faqen zyrtare të GJPKKO-së, www.gjp.gov.al, si dhe nëpërmjet e-mail. Kandidatët jo fitues do të njoftohen nëpërmjet e-mail.

Njoftimet dhe komunikimi për kandidatët do të bëhet nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

                          

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Faqja web: www.gjp.gov.al

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, faks 042231527, sekretaria@gjp.gov.al