Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

    Nr. 1326 Prot.                                                                                                           Tiranë, më 27/10/2021

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, si më poshtë :

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse (S SH M), pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kategoria e pagave IV-A.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në  shërbimin civil, sipas nenit nr. 55, të Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

- Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Specialist në S SH M dhe detyrat që ai kryenjanë si  më poshtë:

  • Kryerja e kontrollit të përditshëm të godinës dhe kryesisht në sistemet termoteknike, ku përfshihen Chilleri, Kaldaja, AHU, Sistemi i tubacioneve dhe pompave qarkulluese, si dhe fan coil-eve në ambientet e godinës. Gjithashtu sistemet metalike, dyerve dhe kangjellave metalike dhe sistemin e dranazhit e te aksesorëve të WC-ve.
  • Zbatimi i skedulit periodik të shërbimeve të mirëmbajtjes të cilat janë përcaktuar në dosjet teknike të sistemeve të mësipërme.
  • Shënimi i të gjitha përshkrimeve teknike të punimeve të kryera në librat përkatës, si dhe përpilimi i informacioneve teknike mujore mbi këto punime.
  • Të jetë në gadishmëri të çdo urgjence teknike mbi zgjidhjen e anomalive me qëllim mirëfunksionimin e punës në godinë dhe në mënyrë të veçantë, mbarëvajtjen e seancave gjyqësore.
  • Kordinimi i punës me specialistët e S SH M të fushave të tjera, për zgjidhjen e problemeve teknike në përgjithësi, ku sistemet janë të ndërthurura, si: elektromekanike (elektropompa, elektromotorë), fan-coil, dyer me pompë mekanike, me akses elektromagnetik (dyer aksesi), ashensorët, etj.
  • Përpilimi i listave të materialeve dhe projekt-buxhetet e shpenzimeve që nevojiten për mirëmbajtjen e sistemeve që ka detyrë funksionale. Ushtrimi i veprimtarive në rastet kur është pjesë e komisioneve të ndryshme të urdhëruara nga Kryetari ose Kancelari i GjKR-së.
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera në bashkëpunim me specialistët e tjerë, për mirëmbajtjen e godinës dhe ambientteve rrethuese të saj.
  • Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.

-Kërkesat e veçanta për pozicionin Specialist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinieri mekanike për impiante / termoteknikë, ose degë  ekuvalente me to, (Diplomë DIND ose DND).
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (me dokument), njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
  • Të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 11.11.2021, pranë Kryesekretarisë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 15.11.2021, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim. Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen nëpërmjet emailit.

  1. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 16.11.2021 ora 10:00, pranë ambienteve Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, si dhe Njohuri bazë te sistemeve termodinamike.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

Data e daljes së rezultateve do të jetë 18.11.2021

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit

                          

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528,  faks 042231527,  e-mail: sekretaria@gjp.gov.al