NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.274 Prot. Tiranë, më 22/12/2021
NJOFTIM
PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE
Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, si më poshtë :
- Për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse (S SH M), pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit nr. 55, të Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Marrëdhëniet e punës për pozicionin Specialist të SSHM-së rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës në RSH.
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Specialist në S SH M dhe detyrat që ai kryen, janë si më poshtë:
- Kryerja e kontrollit të përditshëm të godinës dhe kryesisht në sistemet termoteknike, ku përfshihen Chilleri, Kaldaja, AHU, Sistemi i tubacioneve dhe pompave qarkulluese, si dhe fan coil-eve në ambientet e godinës. Gjithashtu sistemet metalike, dyerve dhe kangjellave metalike dhe sistemin e dranazhit e te aksesorëve të WC-ve.
- Zbatimi i skedulit periodik të shërbimeve të mirëmbajtjes të cilat janë përcaktuar në dosjet teknike të sistemeve të mësipërme.
- Shënimi i të gjitha përshkrimeve teknike të punimeve të kryera në librat përkatës, si dhe përpilimi i informacioneve teknike mujore mbi këto punime.
- Të jetë në gadishmëri të çdo urgjence teknike mbi zgjidhjen e anomalive me qëllim mirëfunksionimin e punës në godinë dhe në mënyrë të veçantë, mbarëvajtjen e seancave gjyqësore.
- Kordinimi i punës me specialistët e S SH M të fushave të tjera, për zgjidhjen e problemeve teknike në përgjithësi, ku sistemet janë të ndërthurura, si: elektromekanike (elektropompa, elektromotorë), fan-coil, dyer me pompë mekanike, me akses elektromagnetik (dyer aksesi), ashensorët, etj.
- Përpilimi i listave të materialeve dhe projekt-buxhetet e shpenzimeve që nevojiten për mirëmbajtjen e sistemeve që ka detyrë funksionale. Ushtrimi i veprimtarive në rastet kur është pjesë e komisioneve të ndryshme të urdhëruara nga Kryetari ose Kancelari i GjKR-së.
- Kryen të gjitha detyrat e tjera në bashkëpunim me specialistët e tjerë, për mirëmbajtjen e godinës dhe ambientteve rrethuese të saj.
- Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.
-Kërkesat e veçanta për pozicionin Specialist, janë si më poshtë:
- Të ketë Diplomë për Inxhinieri mekanike për impiante / termoteknikë, ose degë ekuvalente me to, të paktën në nivelin “Bachelor”. (DIND ose DND përbën përparësi).
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze përbën avantazh.
- Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
- Të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.
-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 07.01.2022, pranë Kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëm:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
- CV.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
- Dokument të gjuhës së huaj.
- Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).
- Vërtetim nga gjykata.
- Vërtetim nga prokuroria.
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
- Vërtetim banimi.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.
Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
- Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 11.01.2022, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim. Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen nëpërmjet emailit.
- Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 13.01.2022 ora 10:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :
Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, si dhe Njohuri bazë te sistemeve termodinamike.
Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
Data e daljes së rezultateve do të jetë 14.01.2022
Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, faks 042231527, e-mail: sekretaria@gjp.gov.al