Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.274/1 Prot.                                                                                            Tiranë, më 13/12/2021

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, si më poshtë :

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Magazinier/e, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në  shërbimin civil, sipas nenit nr. 55, të Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Marrëdhëniet e punës për pozicionin Magazinier/e rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës në RSH.

- Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Magazinier/e dhe detyrat që ai kryenjanë si  më poshtë:

Detyrat e punonjësit të magazinës janë si më poshtë (por jo vetëm):

  1. Mban hyrje –daljet e të gjithë materialeve të magazinës;
  2. Mban librin e magazinës për mjetet kryesore si për çdo artikull;
  3. Mban librin e magazinës për inventarin e çdo artikulli;
  4. Mban librin magazinës për mjetet e konsumit (si mjete kancelarike, karburant, tonera, mjete pastrimi etj);
  5. Bën pjesë në komisionin e inventarizimit të objektit;
  6. Bën pjesë në komisionin e hartimit të kërkesave në projekt –buxhet;
  7. Bën pjesë në komisionin e nxjerrjes jashtë përdorimit të materialeve të ndryshme;
  8.  Mban arkën e gjykatës dhe kryen arkëtimet dhe pagesat duke bërë rakordimet e nevojshme me K/sekretarinë dhe degën e buxhetit;
  9. Kryen detyra të tjera të dhëna nga eprorët.

-Kërkesat e veçanta për pozicionin Magazinier/e, janë si  më poshtë:

  • Të ketë Diplomë të paktën të shkollës së mesme të përgjithshme ose profil ekonomik. (Diploma e  Shkollës së lartë përbën përparësi).
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
  • Të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 28.12.2021, pranë Kryesekretarisë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • CV.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim nga gjykata.
  • Vërtetim nga prokuroria.
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Vërtetim banimi.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 29.12.2021, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim. Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen nëpërmjet emailit.

  1. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 30.12.2021 ora 12:00, pranë ambienteve Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, si dhe Njohuri bazë në lidhje me pozicionin e punës.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

Data e daljes së rezultateve do të jetë 31.12.2021

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit

                          

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, faks 042231527, e-mail: sekretaria@gjp.gov.al