Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 1070 Prot.                                                                                                   Tiranë, më 08/07/2022

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Vendimin e Këshillit të Gjykatës nr. 10, datë 06.07.2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune, si më poshtë :

- Për 1 (një) vend në pozicionin Shofer, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit nr. 55, të Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Shoferi është pjesë e administratës ndihmëse të gjykatës.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Shofer, është si më poshtë:

  •  Bën transportimin e gjyqtarëve nga banesa në gjykatë;
  •  Mund të ngarkohet me detyra të tjera për transportimin e dosjeve gjyqësore, apo për nevoja të veprimtarisë administrative të gjykatës, nga Kancelari.

Kërkesat e veçanta për pozicionin Shofer, janë si më poshtë :

  • të ketë minimalisht arsim të mesëm;
  •    të ketë leje drejtimi të automjetit të klasit B, përbën avantazh dëshmia e klasit C dhe D.
  • të ketë aftësi të mira komunikimi dhe gadishmëri në punë;
  • të ketë eksperiencë të mëparshme si drejtues automjetesh, të paktën prej 5 vitesh.

-Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 22.07.2022, pranë kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
  • Fotokopje të lejeve të drejtimit të automjeteve ;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 25.07.2022, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë.

  1. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 26.07.2022 ora 10:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Data e daljes së rezultateve do të jetë 26.07.2022.

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

                         

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, faks 042231527, sekretaria@gjp.gov.al