Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.550 Prot.                                                                                                  Tiranë, më  22/02/2023

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar në ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në Urdhërin e KLGJ-së, nr. 06, datë 06.02.2023, “Për detajimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2023”, i ndryshuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, si më poshtë:

- Për 2 (dy) vende, në pozicionin Protokoll/Arkiv me Kontratë të përkohshme,- Paga sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 717, datë 23.06.2009 “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore”, i ndryshuar.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Protokoll/Arkiv është:

  1. mban dhe administron dokumentacionin gjyqësor, i cili përfshin dosje, regjistra dhe akte të tjera gjyqësore, si dhe akte që lidhen me veprimtarinë administrative të gjykatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për arkivat shtetërore;
  2. merr masa që ambienti i arkivit të jetë i siguruar nga thyerjet e të ketë miete mbrojtëse kundër zjarrit dhe të plotësohen kushtet teknike e teknologjike të domosdoshme për ruajtjen e arkivit;
  3. merr masa për ruajtjen e dokumenteve të gjykatës, të cilat përbëhen nga fashikujt gjyqësorë, vendimet e të cilëve kanë marrë formë të prerë, merr masa për mbajtjen dhe përpunimin mbi baza shkencore të dokumentacionit administrativ;
  4. vendos në dispozicion të gjyqtarëve, dosjet për llogari të gjykimit;
  5. shumëfishon dosjet dhe vendimet të cilat administrohen në kodekse;
  6. në përputhje me ligjin, merr masat teknike për asgjësimin e dokumentacionit që u ka kaluar afati i ruajtes së tyre;
  7. bashkëpunon me Arkivin Shtetëror të Sistemit Gjyqësor për ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit;
  8. zbaton me përpikmëri për aq sa i përket, të gjithë urdhërat e miratuar nga titullari i gjykatës dalë në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Arkivave "Për njehsimin e dokumenteve në Republikën e Shqipërisë".

Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme:

a – Të jetë shtetas shqiptar; 

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 

e – Të mos jetë i dënuar penalisht; 

f – Të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor,

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon: 

 

  1. Të zotërojnë diplomë universitare 
  1. Preferohet të ketë kryer intership në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 07.03.2023 ora 16.00 pranë zyrës së protokollit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentet e mëposhtme;

 

  1. Kërkesë motivimi për aplikimin në vendin e punës që konkurron
  2. CV – (Jetëshkrim)
  3. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS) të noterizuar; 
  4. Fotokopje të librezës së punës
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
  7. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (të gjeneruar nga platforma e-Albania);
  8. Vërtetim banimi;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; 
  10. Vërtetim nga gjykata; 
  11. Vërtetim nga prokuroria. 

 

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 09.03.2023, në ambientet e Gjykatës dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë këto kushte.

Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 10.03.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me njohuritë mbi: 

 

 

  1. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
  2. Ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat”, i ndryshuar
  3. Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë

 

 Data e daljes së rezultateve do të jetë data 10.03.2023

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mailit të kandidatit.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231527, tel/fax 042225075, e-mail sekretaria@gjp.gov.al