Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.551 Prot.                                                                                                  Tiranë, më  22/02/2023

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar në ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në Urdhërin e KLGJ-së, nr. 06, datë 06.02.2023, “Për detajimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2023”, i ndryshuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, si më poshtë:

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Ftues me Kontratë të përkohshme,- Paga sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 717, datë 23.06.2009 “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore”, i ndryshuar.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Ftues dhe detyrat që ai kryen,  janë si  më poshtë:

Ftuesi” është punonjëse e administratës së gjykatës dhe përmbush detyrat e mëposhtme:

  • Ftuesi, në kryerjen e detyrave të tij bashkëpunon me sekretarin gjyqësor dhe sekretarin e seancës. Ai i dorëzon sekretarit gjyqësor përkatës aktet e njoftimit përpara datës së përcaktuar për seancën gjyqësore;
  • Njofton aktet me shkrim, telefon e kundrejt firmës së marrësit, kur është e mundur, dëshmitarët, ekspertët etj, sipas mënyrës së përcaktuar në procedurën civile e penale dhe në çdo rast, tregon kujdes për eleminimin e shkaqeve të pavlefshmërisë së njoftimeve e të akteve. Aktet e njoftuara para datës së caktuar për seancën gjyqësore i dorëzon te sekretari i seancës përkatëse.
  • Bashkëpunon me sekretarët gjyqësorë për zhvillimin e proceseve, për përgatitjen e dokumenteve, vërtetimeve, njoftimeve dhe akteve të tjera të kërkuara prej tyre. Etj.

Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme:

a – Të jetë shtetas shqiptar; 

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 

e – Të mos jetë i dënuar penalisht; 

Kërkesat e veçanta për pozicionin Ftues, janë si  më poshtë:

  • Të ketë Diplomë të paktën të shkollës së mesme (diploma e shkollës së lartë përbën përparësi).
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
  • Të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.

Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 07.03.2023 ora 16.00 pranë zyrës së protokollit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentet e mëposhtme:

  1. CV – (Jetëshkrim)
  2. Fotokopje të diplomës të noterizuar; 
  3. Fotokopje të librezës së punës
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (të gjeneruar nga platforma e-Albania)
  7. Vërtetim nga gjykata 
  8. Vërtetim nga prokuroria 
  9. Kontaktet (numër telefoni, adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

 

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 09.03.2023, në ambientet e Gjykatës dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë këto kushte.

Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 10.03.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, si dhe Njohuri bazë në lidhje me pozicionin e punës.

Data e daljes së rezultateve do të jetë data 10.03.2023

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mailit të kandidatit.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231527, tel/fax 042225075, e-mail sekretaria@gjp.gov.al