Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.552 Prot.                                                                                                  Tiranë, më  22/02/2023

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar në ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në Urdhërin e KLGJ-së, nr. 06, datë 06.02.2023, “Për detajimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2023”, i ndryshuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, si më poshtë:

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Sanitares me Kontratë të përkohshme,- Paga sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 717, datë 23.06.2009 “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore”, i ndryshuar.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Sanitare dhe detyrat që ajo kryen,  janë si  më poshtë:

Sanitarja” është punonjëse e administratës së gjykatës dhe përmbush detyrat e mëposhtme:

  1. Pastrimi i ambjenteve të brendshme të institucionit (zyrat sipas ndarjes së kateve përkatëse, hollet, shkallët, sallat e gjyqeve, vetratat., etj).
  2. Pastrimi i parkimit të bodrumit dhe dhe ambjenteve në bodrum (dhomave dhe qelive të paraburgimit).
  3. Pastrimi i ambjenteve të jashtme (vetratat, oborrin e institucionit, lulishtet, etj).
  4. Mirëmbajtja e luleve sipas kateve brenda dhe jashtë institucionit.
  5. Të njoftojë kancelarin dhe specialistët e sektorit të shërbimeve mbështetëse për difektet që konstaton në ambjentet e tyre të pastrimit.
  6. Detyra të tjera të dhëna nga eprorët.

Kërkesa të përgjithshme, kandidatja duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme:

a – Të jetë shtetase shqiptare; 

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 

e – Të mos jetë e dënuar penalisht; 

Kërkesat e veçanta për pozicionin Sanitare, janë si  më poshtë:

  • Të ketë Diplomë të paktën të shkollës 8 vjeçare (diploma e shkollës së mesme përbën përparësi).
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
  • Të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.

Kandidatja duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 07.03.2023 ora 16.00 pranë zyrës së protokollit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentet e mëposhtme:

  1. CV – (Jetëshkrim)
  2. Fotokopje të diplomës të noterizuar; 
  3. Fotokopje të librezës së punës
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (të gjeneruar nga platforma e-Albania)
  7. Vërtetim nga gjykata 
  8. Vërtetim nga prokuroria 
  9. Kontaktet (numër telefoni, adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

 

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 09.03.2023, në ambientet e Gjykatës dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë këto kushte.

Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 10.03.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Data e daljes së rezultateve do të jetë data 10.03.2023

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mailit të kandidatit.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231527, tel/fax 042225075, e-mail sekretaria@gjp.gov.al