Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KANCELARI

Nr. 403 Prot.                                                                                                             Tiranë, më 29.01.2024

                                                                          NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar në ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në dispozitat e Kodit të Punës në RSH, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune, si më poshtë :

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Shofer, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në  shërbimin civil gjyqësor, sipas Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Shoferi është pjesë e administratës ndihmëse të gjykatës.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Shofer, është si më poshtë:

  •  Kryen transportimin e gjyqtarëve nga banesa në gjykatë;
  •  Mund të ngarkohet me detyra të tjera për transportimin e dosjeve gjyqësore, apo për nevoja të veprimtarisë administrative të gjykatës, nga Kancelari.

Kërkesat e veçanta për pozicionin Shofer, janë si më poshtë :

  • të ketë minimalisht arsim të mesëm;
  •    të ketë leje drejtimi të automjetit, (preferencë do të ketë kandidati që zotëron minimumi lejen e drejtimit të klasit C).
  • të ketë aftësi të mira komunikimi dhe gadishmëri në punë;
  • të ketë eksperiencë të mëparshme si drejtues automjetesh, të paktën prej 5 vitesh.

Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 12.02.2024, pranë Zyrës së Protokollit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron ;
  • CV ;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave ;
  • Fotokopje të librezës së punës ;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport i aftësisë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (vërtetimi shkarkuar nga e-Albania) ;
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor penal;
  • Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
  • Fotokopje të lejes së drejtimit të automjeteve ;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit ;
  • Fotokopje e kartës së identitetit ;
  • Vërtetim banimi.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 13.02.2024 dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë. Lista e kandidatëve jo fitues nuk publikohet në web. Ata do të njoftohen nëpërmjet e-mail.

  1. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 15.02.2024 ora 11:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe brenda ditës do të shpallet rezultati.

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Kodi i Punës në RSH; Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar; Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e ankimit me shkrim ose nëpërmjet e-mail, në Këshillin e Gjykatës, ndaj rezultatit, brenda dy ditëve, nga dita e shpalljes së tij.

Data e daljes së rezultatit përfundimtar do të jetë 19.02.2024.

Shpallja e njoftimit të kandidatit fitues do të bëhet në faqen zyrtare të GJPKKO-së, www.gjp.gov.al, si dhe nëpërmjet e-mail. Kandidatët jo fitues do të njoftohen nëpërmjet e-mail.

Njoftimet dhe komunikimi për kandidatët do të bëhet nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, Faks 042231527, sekretaria@gjp.gov.al