NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 1646 Prot. Tiranë, më 30.04.2024
NJOFTIM
PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE
Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, si më poshtë :
- Për 1 (një) vend, në pozicionin Sanitar/e, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit nr. 55, të Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Marrëdhëniet e punës për pozicionin Sanitar/e rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës në RSH.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Sanitar/e dhe detyrat që ajo kryen, janë si më poshtë:
“Sanitarja” është punonjëse e administratës së gjykatës dhe përmbush detyrat e mëposhtme:
- Pastrimi i ambjenteve të brendshme të institucionit (zyrat sipas ndarjes së kateve përkatëse, hollet, shkallët, sallat e gjyqeve, vetratat, etj).
- Pastrimi i parkimit të bodrumit dhe dhe ambienteve në bodrum (dhomave dhe qelive të paraburgimit).
- Pastrimi i ambienteve të jashtme (vetratat, oborrin e institucionit, lulishtet, etj).
- Mirëmbajtja e luleve sipas kateve brenda dhe jashtë institucionit.
- Të njoftojë kancelarin dhe specialistët e sektorit të shërbimeve mbështetëse për defektet që konstaton në ambientet e tyre të pastrimit.
- Detyra të tjera të dhëna nga eprorët.
-Kërkesat e veçanta për pozicionin Sanitar/e, janë si më poshtë:
- Të ketë Diplomë të paktën të shkollës 8 vjeçare (diploma e shkollës së mesme përbën përparësi).
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
- Të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.
-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 14.05.2024, pranë Zyrës së Protokollit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëme:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
- CV.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës,
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport i aftësisë në punë).
- Vërtetim nga gjykata.
- Vërtetim nga prokuroria.
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
- Vërtetim banimi.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikimin e kandidatit.
Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
- Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 15.05.2024, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim. Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen nëpërmjet e-mailit.
- Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 16.05.2024 ora 10:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :
Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, si dhe njohuri bazë në lidhje me pozicionin e punës.
Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
Data e daljes së rezultateve do të jetë 17.05.2024
Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mailit të kandidatit
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN
DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, 1057, Tiranë, telefon 042231528, faks 042231527, e-mail: sekretaria@gjp.gov.al