Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr._______Prot.
Tiranë, më 11/03/2020

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në urdhërimin e Kryetarit të Gjykatës sipas shkresës së KLGJ-së me nr. 1671 prot., datë 09.03.2020, me lëndë: “Mbi miratimin e shtesës në organikën e gjykatës”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune, si më poshtë :

- Për 2 (dy) vende, në pozicionin nëpunës gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit nr. 55, të Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Nëpunësi gjyqësor është subjekt proçedurial dhe përmbush detyrat proçeduriale në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Proçedures Penale.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin nëpunës gjyqësor,  janë si  më poshtë:

  • Nëpunësi gjyqësor në kryerjen e detyrave të tij bashkëpunon me sekretarine gjyqësor dhe sekretarin e seancës. Ai i dorëzon sekretarit gjyqësor përkatës aktet e njoftimit përpara datës së përcaktuar për seancën gjyqësore;
  • Nëpunësi gjyqësor duhet të marrë pjesë në seancën gjyqësore dhe merr masa për zbatimin e urdhërave të gjykatës për njoftimin dhe futjen në sallë të dëshmitareve, ekspertëve dhe kërkon nga ata solemnitet e respektim të trupit gjykues.
  • Orienton palet të vendosen para gjykates.
  • Njofton aktet me shkrim, telefon e kundrejt firmes se marresit, kur eshte e mundur, deshmitaret, ekspertet etj, sipas menyres se percaktuar ne proceduren civile e penale, dhe, ne cdo rast, tregon kujdes per eleminimin e shkaqeve te pavlefshmerise se njoftimeve e te akteve. Aktet e njoftuara para dates se caktuar per seancen gjyqesore i dorezon te sekretari seances perkates.
  • Bashkëpunon me sekretarët gjyqësorë për zhvillimin e proceseve, për përgatitjen e dokumenteve, vërtetimeve, njoftimeve dhe akteve të tjera të kërkuara prej tyre, si edhe, kur nevojitet, përgatit kopje të dokumenteve dhe bashkëlidhje të dosjeve;
  • Siguron kushtet e sallës së gjykimit që do të përdoret, si edhe rregullin brenda saj, etj.

Kërkesat e veçanta për pozicionin Nëpunës Gjyqësor, janë si më poshtë :

  • të jenë diplomuar në drejtësi;
  •    përvoja  nw punw prej të paktën një vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën ka pwrparwsi;
  • të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter;
  • të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
  • të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.

- Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 23.03.2020, pranë kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 25.03.2020, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë.
  1. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 26.03.2020 ora 13:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar: Ligji nr. 98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Kodi i Procedurës Penale; Kodin e Procedurës Civile; ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Data e daljes së rezultateve do të jetë 27.03.2020.

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, faks 042231527, sekretaria@gjp.gov.al