Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr._______Prot.                                                                                           Tiranë, më 06/07/2020

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune, si më poshtë :

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse (S SH M), pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në  shërbimin civil, sipas Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

- Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Specialist (elektrik) në S SH M dhe detyrat që ai kryen,  janë si  më poshtë:

  • Mban përgjegjësi për funksionimin normal të sistemit elektrik të godinës së Gjykatës së Posaçme.
  • Të pajisjeve elektrike të instaluara në GJP.
  • Të sistemit të inverterit qëndror dhe inverterave të ashensorëve, UPS-ve,etj.
  • Kryerja e kontrollit të përditshëm të godinës dhe kryesisht në sistemet elektrike, ku përfshihen kabinat e tensionit të lartë, tensionit të mesëm, sistemi UPC, Gjeneratori, Panelet elektrike të kateve, sistemet e pompave, Chilleri, Kaldaja, AHU, në ambientet e godinës. Gjithashtu sistemet elektrike të barrierave të sigurisë, dhe dyerve lëvizëse, etj.
  • Zbatimi i skedulit periodik të shërbimeve të mirëmbajtjes të cilat janë përcaktuar në dosjet teknike të sistemeve të mësipërme.
  • Shënimi i të gjitha përshkrimeve teknike të punimeve të kryera në librat përkatës, si dhe përpilimi i informacioneve teknike mujore mbi këto punime.
  • Të jetë në gadishmëri të çdo urgjence teknike mbi zgjidhjen e anomalive me qëllim mirëfunksionimin e punës në godinë dhe në mënyrë të veçantë, mbarëvajtjen e seancave gjyqësore.
  • Kordinimi i punës me specialistët e S SH M të fushave të tjera, për zgjidhjen e problemeve teknike në përgjithësi, ku sistemet janë të ndërthurura, si: elektromekanike (elektropompa, elektromotorë), fan-coil, me akses elektromagnetik (dyer aksesi), ashensorët, etj.
  • Përpilimi i listave të materialeve dhe projekt-buxhetet e shpenzimeve që nevojiten për mirëmbajtjen e sistemeve që ka detyrë funksionale. Ushtrimi i veprimtarive në rastet kur është pjesë e komisioneve të ndryshme të urdhëruara nga Kryetari ose Kancelari i GjP-së.
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera në bashkëpunim me specialistët e tjerë, për mirëmbajtjen e godinës dhe ambientteve rrethuese të saj.
  • Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.

-Kërkesat e vecanta për pozicionin Specialist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinieri elektrike ose elektronike, (Diplomë BACHELOR,  DIND ose DND).
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze, njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
  • Të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 20.07.2020, pranë Kryesekretarisë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 21.07.2020, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë.

  1. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 22.07.2020 ora 11:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, si dhe Njohuri bazë te sistemeve elektrike dhe elektronike.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

Data e daljes së rezultateve do të jetë 23.07.2020

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

 

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, faks 042231527, sekretaria@gjkr.gov.al