Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

Njoftim mbi përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive “Specialist i Prokurimit Publik”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KANCELARI

Nr. 3212/1 Prot.                                                                                    Tiranë, më 11.12.2023  

L ë n d a:        Njoftim mbi përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive “Specialist i Prokurimit Publik”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve.

KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       T I R A N Ë

Bazuar në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin nr.622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimin nr. 85, datë 11.03.2021, të KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Njoftimit për shpallje me nr. 3212 prot., datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ju njoftojmë se:

Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kritereve në lidhje me procedurën e lëvizjes paralele në pozicionin e “Specialist i Prokurimit Publik”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve, nuk u paraqit asnjë kandidaturë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të vijojë me procedurën e pranimit në shërbimin civil gjyqësor.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

KANCELARI

SAIMIR SHYTI