Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive “Specialist për Statistikat Gjyqësore”, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KANCELARI

Nr. 3211/1 Prot.                                                                                    Tiranë, më 11.12.2023  

L ë n d a:        Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive “Specialist për Statistikat Gjyqësore”, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë.

KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       T I R A N Ë

Në zbatim te nenit 9, pika 2, të Vendimit nr.622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, në përfundim të procedures së vlerësimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e procedurës së lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se, për pozicionin:

  • 1 (një) vend vakant në pozicionin “Specialist për Statistikat Gjyqësore”, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

  • Kandidate e kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurimit është:

1. Dila Doçi

Vlerësimi profesional i kandidates do të zhvillohet në muajin Dhjetor 2023, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga Këshilli i Gjykatës. Lidhur me datën dhe orën e zhvillimit të intervistës me gojë do të njoftoheni zyrtarisht brenda datës 15.12.2023.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

KANCELARI

SAIMIR SHYTI