Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për ngritjen në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese “Shef Sektori, në Sektorin Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve”.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KANCELARI
Nr. 2604/1 Prot. Tiranë, më 26.10.2023
L ë n d a: Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për ngritjen në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese “Shef Sektori, në Sektorin Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve”.
KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR T I R A N Ë
Në zbatim te nenit 9, pika 2, të Vendimit nr. 622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, në përfundim të procedures së vlerësimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e procedurës së ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se, për pozicionin:
- 1 (një) vend vakant në pozicionin “Shef Sektori, në Sektorin Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve”.
- Kandidati i kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurimit është:
1. Jonilda Sallaku
Vlerësimi profesional i kandidates do të zhvillohet pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga Këshilli i Gjykatës. Lidhur me datën dhe orën e zhvillimit të intervistës me gojë do të njoftoheni zyrtarisht brenda datës 27.10.2023.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
KANCELARI
SAIMIR SHYTI