Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranim në shërbimin civil gjyqësor në kategorinë e mesme drejtuese, “Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KANCELARI

Nr. 2607/1 Prot.                                                                                    Tiranë, më 26.10.2023  

L ë n d a:        Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranim në shërbimin civil gjyqësor në kategorinë e mesme drejtuese, Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”.

KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       T I R A N Ë

Në zbatim te nenit 9, pika 2, të Vendimit nr.622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, në përfundim të procedures së vlerësimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e procedurës për pranim në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se, për pozicionin:

  • 1 (një) vend vakant në pozicionin Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

  • Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurimit janë:

1. Çiljeta Prifti  

2. Selami Bocerri

Vlerësimi profesional i kandidatëve do të zhvillohet, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga Këshilli i Gjykatës. Lidhur me datën dhe orën e zhvillimit të intervistës me gojë do të njoftoheni zyrtarisht në adresën tuaj të emailit, si dhe në faqen zyrtare të gjykatës www.gjp.gov.al.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

KANCELARI

SAIMIR SHYTI