Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

Njoftim mbi rezultatet e vlerësimit me shkrim nga Komisioni i Pranimit për pozicionin “Arkivist”.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KANCELARI

Nr. 227/1 Prot.                                                                                    Tiranë, më 03.11.2021  

Lënda:            Njoftim mbi rezultatet e vlerësimit me shkrim nga Komisioni i Pranimit për pozicionin “Arkivist”.  

Drejtuar:        Kandidatit të kualifikuar

                                                                                                     

Në zbatim Ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të kreut IV “Pranimi në shërbim civil gjyqësor”, të Vendimit nr.622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimit nr. 85, datë 08.09.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet proçedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, njoftimit nr. 947/3, datë 21.10.2021, “Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranimin në shërbimin civil gjyqësor për pozicionin arkivist”, Proces-verbalit me nr. 227 Prot., datë 03.11.2021, të Komisionit të Pranimit, “Mbi zhvillimin e testimit për pozicionin Arkivist, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ju njoftoj se:

Z. Kastriot Kullaj është vlerësuar me 57 pikë.

Kandidati i kualifikuar, pas mbarimit të afatit të Ankimit, do të njoftohet për datën dhe orën e zhvillimit të vlerësimit nga Këshilli i Gjykatës.

Sjell në vëmendje se, në bazë të nenit 31, të vendimit 622, datë 10.12.2020 të KLGJ-së, keni të drejtën e ankimit lidhur me vlerësimin e mësipërm.

Lutem konfirmoni marrjen dijeni të këtij njoftimi në adresën dërguese.

Bashkëlidhur gjeni kopje të Proces-verbalit me nr. 227 prot, datë 03.11.2021. të Komisionit të Pranimit.

KANCELARI

SAIMIR SHYTI