Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

Njoftim mbi shpalljen e kandidatëve fitues pozicioni “Arkivist”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KANCELARI

Nr. 227/2 Prot.                                                                                      Tiranë, më 08.11.2021  

L ë n d a:        Njoftim mbi shpalljen e kandidatëve fitues për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, në kategorinë ekzekutive, pozicioni “Arkivist”

KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR    

                                                                                                      T I R A N Ë

Në zbatim te neneve 32 dhe 33 të Vendimit nr.622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor "Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe Udhëzimit nr. 85, datë 11.03.2021, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor, nëpërmjet lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nëpërmjet konkurimit të hapur” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të procedurës së vlerësimit profesional të kandidatëve nga Këshilli i Gjykatës dhe shpalljes së fituesit, për përmbushjen e kritereve për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, në kategorinë ekzekutive, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

1 (një) vend vakant në pozicionin Arkivist, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

  • Kandidati fitues i shpallur nga Këshilli i Gjykatës është:

1. Kastriot Kullaj      me 82 Pikë

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

KANCELARI

SAIMIR SHYTI