Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

Njoftim mbi shpalljen e kandidatit fitues për ngritjen në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese “Shef Sektori, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë”.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KANCELARI

Nr. 2606/2 Prot.                                                                                    Tiranë, më 02.11.2023  

L ë n d a:        Njoftim mbi shpalljen e kandidatit fitues për ngritjen në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese Shef Sektori, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë”.

KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

                                                                                                      T I R A N Ë

Në zbatim të Ligjit nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Vendimit nr. 622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe të Udhëzimit nr. 85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, në përfundim të  procedurës së vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Gjykatës dhe shpalljes së fituesit, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, në kategorinë e ulët drejtuese Shef Sektori, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë, ju njoftojmë se për pozicionin:

  • 1 (një) vend vakant në pozicionin Shef Sektori, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë.

  • Kandidati fitues i shpallur nga Këshilli i Gjykatës është:

1. Z. Daniel Leka me 94 Pikë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

KANCELARI

SAIMIR SHYTI