Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

Njoftim mbi shpalljen e kandidatit fitues për pranim në Shërbimin Civil Gjyqësor në kategorinë e mesme drejtuese, “Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KANCELARI

Nr. 3044/2 Prot.                                                                                    Tiranë, më 13.11.2023   

L ë n d a: Njoftim mbi shpalljen e kandidatit fitues për pranim në Shërbimin Civil Gjyqësor në kategorinë e mesme drejtuese, Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”.

KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

                                                                                                      T I R A N Ë

Në zbatim të Ligjit nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 622, datë 10.12.2020, “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe të Udhëzimit të KLGJ-së nr. 85, datë 11.03.2021, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, në përfundim të  procedurës së vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Gjykatës dhe shpalljes së fituesit, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, sipas procedurës për pranim në Shërbimin Civil Gjyqësor, në kategorinë e mesme drejtuese, Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, ju njoftojmë se për pozicionin:

  • 1 (një) vend vakant në pozicionin Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”.

  • Kandidati fitues i shpallur nga Këshilli i Gjykatës është:

1. Znj. Çiljeta Prifti me 90,67 Pikë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

KANCELARI

SAIMIR SHYTI