Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR NË KATEGORINË EKZEKUTIVE SEKRETAR/E GJYQËSOR/E

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 1251 Prot                                                                                                Tiranë, më 03/08/2022

SHPALLJE

PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR

NË KATEGORINË EKZEKUTIVE SEKRETAR GJYQËSOR

Bazuar në ligjin nr. 98/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e KLGJ-së nr. 622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe Udhëzimin nr.85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së "Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor", Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe Vendimin e Këshillit të Gjykatës me Nr.11, datë 28.07.2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil gjyqësor, për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

3 (tre) pozicione - Sekretar Gjyqësor, kategoria IV-a.

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë gjyqësor të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil gjyqësor në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

LËVIZJE PARALELE:

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR:

19.08.2022

26.08.2022


 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin sekretar gjyqësor është:

  1. Merr për veprim dhe administrim të përkohshëm të gjithë fashikujt e çështjeve për gjykim, caktuar gjykatësit pranë të cilit punon me proçes-verbal të pasqyruar në libër dorëzimi ku nuk duhet të mungojnë data, ora e dorëzimit, emri i palëve dhe objekti. Fashikujt të ruhen në kasafortë ose në dollape metalike të siguruar.
  2. Kryen të gjitha veprimet teknike dhe proçeduriale për çdo fashikull gjyqësor, bën njoftimet për shpalljen e datës së gjykimit të vendosur nga trupi gjykues si dhe merr çdo masë për sigurimin normal të gjykimit.
  3. Bën njoftimet e palëve me shpallje;
  4. Vërteton aktet e gjykatës dhe lëshon kopje të njehsuara me origjinalin e akteve procedurale gjyqësore. Kur përdoren pajisje regjistrimi apo pajisje që kryejnë funksione të ngjashme, sekretari garanton që regjistrimi ose riprodhimi është origjinal dhe i paprekur dhe është pjesë përbërë e dosjes gjyqësore;
  5. Zbaton urdhërimet e gjyqtarit a trupit gjykues të çështjes  për kalimin e çështjes në veprime përgatitore, në gjyq dhe vendimet e ndërmjetme gjatë seancës, me përjashtim të atyre që janë në kompetence të sekretarit gjyqësor a personave të tjerë të parashikuar në ligj e në këtë rregullore.
  6. Sekretarit të seancës i ndalohet t’u japë palëve dhe mbrojtësve të tyre, personave të tjerë të interesuar për çështjen në gjykim, akte të çfarëdo lloji që ndodhen në fashikullin gjyqësor. Për riprodhimin e akteve, lëshimin e ekstrateve apo të fotokopjeve për dokumentacionin që ndodhet në dosje, sekretari i seancës vepron vetëm me urdhër a vendim të gjyqtarit a trupit gjykues, duke zbatuar edhe rregullat e përcaktuara në Rregulloren e institucionit.
  7. Sekretari i seancës ka përgjegjësi të veçantë për mbajtjen e proçes-verbaleve gjyqësore. Gjatë mbajtjes së tij ai duhet të marrë në mënyrë të plotë identitetin e të pandehurve ose të palëve në proçesin civil, datën, orën dhe vendin e seancës gjyqësore, deklarimet e palëve, prokurorit, mbrojtësve, dëshmitarëve, ekspertëve, duke rregjistruar çdo gjë që ka rëndësi për çështjet, të gjitha urdhërat e trupit gjykues dhe vendimet e tij të ndërmjetme.
  8. Mban proçes-verbalin e seancës gjyqësore sipas kërkesave të neneve 115-118 të Kodit të Proçedurës Penale.
  9. Kujdeset në mënyrë parësore për mbajtjen e proçes-verbalit gjyqësor në formën e stenotipisë duke vazhduar me kompjuter dhe regjistrimin e tij në sistemin elektronik të menaxhimit të cështjeve gjyqësore, si dhe në Sistemin Kompjuterik Audio (FTR) dhe në pamundësi të tyre, të përdorimit të tyre, me shkrim dore.
  10. Përgatit kopje në CD të procesverbalit të regjistruar në FTR dhe ia bashkangjit atë dosjes gjyqësore. 
  11. Merr masa që në proçes-verbalin e seancës që mbahet me shkrim, të mos përdoren si një mënyrë e ndaluar shkurtimi, korrigjimi apo lënia e hapsirave bosh. Përbri fjalëve të panevojshme, në kllapa shënohet shprehja “hiqen fjalët” dhe firmoset nga vete shkruesi.
  12. Kur proçes-verbali i seancës mbahet me shkrim të përdorë letër e nënvizuar e mbyllur në kuadrat me kufizime 3 cm majtas dhe 2 cm djathtas, lartë dhe poshtë formatit.
  13. Riprodhon me besnikëri thëniet e pjesmarrësve në proçes. Kur për shkaqe të ndryshme është e pamundur të arrihet pasqyrimi dhe mungojnë mjetet audiovizive, kërkon nga kryetari i seancës përsëritjet e thënieve për të mundësuar pasqyrimin e tyre.
  14. Sekretari i seancës (shkruesi) lidh në mënyrë kronologjike dokumentacionin sipas kohës së paraqitjes dhe aktet proçeduriale sipas kohës së krijimit.
  15. Merr masa që fashikulli gjyqësor në çdo kohë të jetë i lidhur dhe i numërtuar. Lidhja dhe numërtimi i fletëve bëhet pas çdo veprimi me aktet, zakonisht në përfundim të çdo seance apo me paraqitjen e aktit te ri.
  16. Bën shënimin përkatës të dispozitivit të vendimit në numëratorin e vendimeve penale , atë të masave të sigurisë dhe kërkesave penale.
  17. Pasqyron në sistemin elektronik vendimin e zbardhur të anonimizuar në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale;
  18. Përpilon listën e gjykimeve e cila nënshkruhet nga gjyqtari.
  19. Bën llogaritjen e shpenzimeve gjyqësore të cilat i shënon në kopjen e parë të vendimit.
  20. Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.
  21. Pervec detyrave procedurale, sekretari i seances, kryen edhe detyra te tjera me karakter administrativ të parashikuara në Rregulloren e Institucionit.
  22. Ushtron çdo detyrë tjetër të caktuar me ligj të autorizuar nga Kryetari i Gjykatës, Këshilli i Gjykatë dhe Kancelari.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, sipas ligjit nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe kushtet e veçanta sipas ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

I. LËVIZJA PARALELE

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë gjyqësorë të së njëjtës kategori, në të gjitha gjykatat pjesë e shërbimit civil gjyqësor.

1.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. të jetë nëpunës civil gjyqësor i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  2. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. të ketë të paktën vlerësimin e fundit "Mirë".

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të jetë diplomuar në drejtësi, të paktën në nivelin “Bachelor”;
  2. Të ketë përvojë prej të paktën 1 vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të kompjuterit.
  4. Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etike të lartë komunikimi me të gjithë marrësit e shërbimit të Gjykatës, brenda dhe jashtë saj.
  5. Të jetë i aftë për të kryer në kohë detyrat e ngarkuara.
  6. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
  7. të japin pëlqimin për plotësimin e kushteve të sigurisë të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në nenin 41 te Vendimit të KLGJ-së, nr. 622 datë 10.12.2020.

Kushtet e sigurisë para emërimit në detyrë janë:

  • kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe të figurës;
  • dhënia e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake; si dhe
  • dhënia e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake. 

1.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Gjykatës së  Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;

b- Jetëshkrim i plotësuar (CV);

c- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip;

h - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

i - Vërtetim nga gjykata

j - Vërtetim nga prokuroria

k - Formularët e Deklarimit të Pasurisë, si dhe formularët A, B2, B3 të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, (me anë të të cilave jep pëlqimin për kontrollin e verifikimit të pasurisë dhe të figurës, dhënien e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, si dhe dhënien e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake).     

(Formularët gjenden të publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi).

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentet duhet të dorëzohen në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose nëpërmjet shërbimit postar brenda datës 19 Gusht 2022, ora 16:00.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Gjykatë, brenda 2 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

1.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 23. 08. 2022, Kancelari i Gjykatës do të shpallë në faqen zyrtare të KLGJ, www.klgj.al dhe të Gjykatës www.gjp.gov.al, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet vlerësimi profesional nga Këshilli i Gjykatës.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga Kancelari individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

  • Ligji nr. 98/2016 "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë";
  • Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;  

1.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen:

a) 40 (dyzet) pikë për rezultatet e vlerësimit në punë.

b) 50 (pesëdhjetë) pikë për vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës si dhe vitet e përgjithshme të përvojës profesionale, në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës, si dhe,

c) 10 (dhjetë) pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura në fushën përkatëse.

1.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të KLGJ www.klgj.al dhe të Gjykatës www.gjp.gov.al

  

11. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil gjyqësor për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të KLGJ, dhe të Gjykatës duke filluar nga data 23.08.2022.

11.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR DHE KRITERET E VEÇANTA

Sipas nenit 55 të Ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil gjyqësor, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 ''Për nëpunësin civil", i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil gjyqësor janë:

a - Të jetë shtetas shqiptar;

b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, "Për nëpunësin civil" i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të jetë diplomuar në drejtësi, të paktën në nivelin “Bachelor”;
  2. Të ketë përvojë prej të paktën 1 vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të kompjuterit.
  4. Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etike të lartë komunikimi me të gjithë marrësit e shërbimit të Gjykatës, brenda dhe jashtë saj.
  5. Të jetë i aftë për të kryer në kohë detyrat e ngarkuara.
  6. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
  7. Të japin pëlqimin për plotësimin e kushteve të sigurisë të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në nenin 41 te Vendimit të KLGJ-së, nr. 622 datë 10.12.2020.

Kushtet e sigurisë para emërimit në detyrë janë:

  • kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe të figurës;
  • dhënia e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake; si dhe
  • dhënia e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake. 

11.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

a- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;

b- Jetëshkrim i plotësuar (CV);

c- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip.

h - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

i - Vërtetim nga gjykata

j - Vërtetim nga prokuroria

k - Formularët e Deklarimit të Pasurisë, si dhe formularët A, B2, B3 të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, (me anë të të cilave jep pëlqimin për kontrollin e verifikimit të pasurisë dhe të figurës, dhënien e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, si dhe dhënien e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake).     

(Formularët gjenden të publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi).

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentet duhet të dorëzohen në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose nëpërmjet shërbimit postar brenda datës 26 gusht 2022, ora 16:00.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Gjykatë, brenda 2 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

11.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

KLGJ do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe të Gjykatës listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga Kancelari i gjykatës individualisht në mënyrë elektronike nëpërmiet adresës së e- mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten tek Kancelari i Gjykatës, brenda 2 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

11.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFfËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me njohuritë mbi:

  • Ligjin nr. 98/2016 "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë";
  • Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;  
  • Kodin e Procedurës Penale;
  • Kodin e Procedurës Civile;
  • Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionm;

b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

11.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen:

  1. 60 (gjashtëdhjetë) pikë për vlerësimin me shkrim
  2. 40 (dyzet) pikë për vlerësimin nga Këshilli.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, KLGJ do të shpallë fituesin në faqen zyrtare www.klgj.al  dhe në faqen e Gjykatës – www.gjp.gov.al.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nëpërmiet adresës së e-mailit, për rezultatet.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil gjyqësor për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e KLGJ dhe të Gjykatës, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil gjyqësor të kategorisë ekzekutive:

  • Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak.
  • Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al dhe të Gjykatës www.gjp.gov.al, duke filluar nga data 29.08.2022.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231527, tel/fax 042225075, e-mail sekretaria@gjp.gov.al

 

Shkarkoni dokumentat me poshte

Aneksi A Deklarata për kontrollin e figurës 

 Shkarko Item


DEKLARATË E PASURISË DHE INTERESAVE PRIVATE 

 Shkarko Item