SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR NË KATEGORINË EKZEKUTIVE “SPECIALIST PËR STATISTIKAT GJYQËSORE”, NË SEKTORIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, STATISTIKAVE DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN, MEDIAN DHE ME JASHTË.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 3211 Prot Tiranë, më 23.11.2023
SHPALLJE
PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE “SPECIALIST PËR STATISTIKAT GJYQËSORE”, NË SEKTORIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, STATISTIKAVE DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN, MEDIAN DHE ME JASHTË.
Bazuar në ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në
Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, vendimin nr. 622, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil”, vendimin e KLGJ-së nr. 148, datë 29.03.2023 “Për miratimin e rregullave standarde për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësorë dhe punonjësve të tjerë të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kategoria e parë, me zyrë shërbimi”, vendimin nr. 6, datë 07,07.2023 të Këshillit të Gjykatës “Për miratimin e strukturës dhe organigramës së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si dhe vendimin nr. 20, datë 13.10.2023, të Këshillit të Gjykatës, GJKKO-ja shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe pranim në shërbimin civil gjyqësor për pozicionin si më poshtë:
1 (një) pozicion – “Specialist për Statistikat Gjyqësore”, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë, kategoria IV-I.
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë gjyqësor të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil gjyqësor në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e dokumenteve për
LËVIZJE PARALELE:
Afati për dorëzimin e dokumenteve për
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR:
07.12.2023
14.12.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Specialist për Statistikat Gjyqësore është:
Nëpunësi civil gjyqësor për statistikat ushtron në veçanti këto kompetenca:
a) Harton statistikat e gjykatës në përputhje me aktet nënligjore të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për mirëmbajtjen dhe përpilimin e tabelave me të dhëna statistikore për vlerësimin dhe monitorimin e produktivitetit dhe efikasitetit të gjykatës;
b) Bashkëpunon dhe koordinohet me specialistët e IT apo nëpunës të tjerë gjyqësor me qëllim hartimin e statistikave dhe raporteve të ndryshme, si dhe përditëson rregullisht statistikat e mbledhura në përputhje me aktet nënligjore në fuqi;
c) Siguron ruajtjen e rregullt të statistikave të gjykatës dhe shërben si pikë kontakti për gjykatën dhe ndërlidhjen me përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor të dhënat statistikore që kërkohen nga Këshilli;
ç) Harton çdo statistikë tjetër që kërkohet nga Këshilli i Gjykatës apo kryetari në lidhje me funksionalitetin dhe performancën e gjykatës;
d) Asiston në hartimin e raportin mbi gjendjen e gjykatës për vitin kalendarik, bazuar në parashikimet e legjislacionit në fuqi;
dh) Kryen çdo detyrë tjetër që lidhet me statistikat që i caktohet nga kancelari dhe/ose Këshilli i Gjykatës.
e)Siguron mirëmbajtjen e të dhënave statistikore të gjykatës;
ë)Siguron përgatitjen e materialeve informuese për çështjet/problematika që lidhen me të dhënat statistikore dhe raportimet përkatëse sipas kuadrit ligjor në fuqi;
f) Informon në kohë dhe në formën e kërkuar për problematika me të dhënat statistikore, për risqet si dhe për masat që mund të merren për të adresuar këto risqe;
g) Punon brenda orientimeve të dhëna nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Gjykatës dhe kancelari;
gj) Siguron kontribut në vendimmarrjen e nivelit më të lartë nëpërmjet përgatitjes së të dhënave analizuese/raporteve apo çdo lloj informacioni tjetër të plotë që mbështesin linjën e rekomanduar të veprimit;
h) Përdor pajisjet teknike të disponueshme si dhe sistemin e posaçëm për teknologjinë e informacionit.
- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, sipas ligjit nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe kushtet e veçanta sipas ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
I. LËVIZJA PARALELE
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë gjyqësorë të së njëjtës kategori, në të gjitha gjykatat pjesë e shërbimit civil gjyqësor.
1.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- të jetë nëpunës civil gjyqësor i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- të ketë të paktën vlerësimin e fundit "Mirë".
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të jetë diplomuar fushën e drejtësisë ose në fusha të tjera të përshtatshme me përshkrimin e punës të paktën në nivelin “Bachelor”, ose të barazvlefshme me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsiimit të lartë.
- Të ketë kryer të paktën 1 vit praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën.
- Të zotërojë mirë gjuhë të huaj – preferencë gjuhët e BE-së.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
- Të japin pëlqimin për plotësimin e kushteve të sigurisë të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në nenin 41 te Vendimit të KLGJ-së, nr. 622 datë 10.12.2020.
Kushtet e sigurisë para emërimit në detyrë janë:
- kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe të figurës;
- dhënia e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake; si dhe
- dhënia e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake.
1.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta. - Kërkesë motivimi për aplikim për vendin e lirë të punës.
- Fotokopje e diplomës dhe të listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).
- Vërtetimin e gjendjes shëndetësore.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor penal.
- Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.
- Vlerësimet e fundit nga eprori direkt.
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj (fotokopje të noterizuar).
- Aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit si drejtues i nivelit të ulët.
- Formularët e Deklarimit të Pasurisë, si dhe formularët A, B2, B3 të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, (me anë të të cilave jep pëlqimin për kontrollin e verifikimit të pasurisë dhe të figurës, dhënien e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, si dhe dhënien e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake).
(Formularët gjenden të publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi).
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentet duhet të dorëzohen në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose nëpërmjet shërbimit postar brenda datës 07.12.2023, ora 16:00.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Gjykatë, brenda 2 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
1.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 08.12.2023, Kancelari i Gjykatës do të shpallë në faqen zyrtare të Gjykatës www.gjp.gov.al, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet vlerësimi profesional nga Këshilli i Gjykatës.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga Kancelari individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e mos kualifikimit.
1.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
- Ligji nr. 98/2016 "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë";
- Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;
1.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen:
a) 40 (dyzet) pikë për rezultatet e vlerësimit në punë.
b) 50 (pesëdhjetë) pikë për vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës si dhe vitet e përgjithshme të përvojës profesionale, në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës, si dhe,
c) 10 (dhjetë) pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura në fushën përkatëse.
1.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të Gjykatës www.gjp.gov.al
11. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil gjyqësor për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të KLGJ-së, dhe të Gjykatës duke filluar nga data 13.12.2023.
11.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR DHE KRITERET E VEÇANTA
Sipas nenit 55 të Ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil gjyqësor, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 ''Për nëpunësin civil", i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil gjyqësor janë:
a - Të jetë shtetas shqiptar;
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, "Për nëpunësin civil", i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të jetë diplomuar në fushën e drejtësisë ose në fusha të tjera të përshtatshme me përshkrimin e punës të paktën në nivelin “Bachelor”, ose të barazvlefshme me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsiimit të lartë.
- Të ketë kryer të paktën 1 vit praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën.
- Të zotërojë mirë gjuhë të huaj – preferencë gjuhët e BE-së.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
- Të japin pëlqimin për plotësimin e kushteve të sigurisë të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në nenin 41 te Vendimit të KLGJ-së, nr. 622 datë 10.12.2020.
Kushtet e sigurisë para emërimit në detyrë janë:
- Kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe të figurës;
- Dhënia e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake; si dhe;
- Dhënia e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake.
11.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta. - Kërkesë motivimi për aplikim për vendin e lirë të punës.
- Fotokopje e diplomës dhe të listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).
- Vërtetimin e gjendjes shëndetësore.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor penal.
- Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.
- Vlerësimet e fundit nga eprori direkt.
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- Formularët e Deklarimit të Pasurisë, si dhe formularët A, B2, B3 të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, (me anë të të cilave jep pëlqimin për kontrollin e verifikimit të pasurisë dhe të figurës, dhënien e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, si dhe dhënien e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake).
(Formularët gjenden të publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi).
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentet duhet të dorëzohen në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose nëpërmjet shërbimit postar brenda datës 14.12.2023, ora 16:00.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Gjykatë, brenda 2 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
11.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
GJKKO-ja do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të saj, www.gjp.gov.al, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga Kancelari i Gjykatës individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e- mail-it, për shkaqet e mos kualifikimit.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten tek Këshilli i Gjykatës, brenda 2 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
11.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me njohuritë mbi:
- Ligjin nr. 98/2016 "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.
- Kodin e Procedurës Penale;
- Kodin e Procedurës Civile;
- Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
11.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen:
- 60 (gjashtëdhjetë) pikë për vlerësimin me shkrim
- 40 (dyzet) pikë për vlerësimin nga Këshilli.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, GJKKO-ja do të shpallë fituesin në faqen zyrtare www.gjp.gov.al.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mailit, për rezultatet.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil gjyqësor për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e KLG-së dhe të Gjykatës, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil gjyqësor të kategorisë ekzekutive:
- Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak.
- Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al dhe të Gjykatës www.gjp.gov.al, duke filluar nga data 21.12.2023.
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231527, tel/fax 042225075, e-mail sekretaria@gjp.gov.al
Shkarko me poshte formularet per plotesim.
Deklarata e pasurise per kandidatet ne institucionet e sistemit te drejtesise