NJOFTIM
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KESHILLI I GJYKATËS
Tiranë, më 24/03/2020
NJ O F T I M
Me Vendimin e datës 24.03.2020 të Këshillit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, “Për marrjen e masave për zbatimin e Vendimit nr. 128 datë 24.03.2020 të KLGJ “Për pezullimin e veprimeve dhe shërbimeve gjyqësore në të gjithë gjykatat në RSH” dhe marrjen e masave të tjera për mbrojtjen e shëndetit të gjyqtarëve, administratës, subjekteve procedurale dhe publikut”, në kuadër të zbatimit të Vendimit nr. 128 datë 24.03.2020 të KLGJ, si dhe duke shqyrtuar situatën e përgjithshme në vijim, të krijuar nga përhapja e infeksionit COVID – 2019, diskutoi mbi zbatimin e Vendimit të KLGJ dhe masat e tjera që duhet të merren nga Gjykata, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjyqtarëve, administratës, subjekteve procedurale dhe publikut, në situaën e re të krijuar, dhe pas diskutimeve, në vijim të masave të marra me Vendimin e datës 10.03.2020 të Këshillit të Gjykatës, bazuar në nenin 38 pika d) shkronjat (f), (g) dhe (gj), të ligjit nr. 98/2016 datë 6.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Aktit Normativ Nr. 3, Aktit Normativ nr. 8 “Për disa shtesa në Aktin Normativ 3 datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 2019”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 24.03.20202 “Për shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore”, si dhe Vendimin nr. 128 datë 10.03.2020 të KLGJ “Për vijimin e pezullimiz të veprimeve dhe shërbimeve gjyqësore në të gjithë gjykatat në RSH”, është vendosur:
- Vijimin e pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, nga data 25 mars 2020 deri më 7 prill 2020, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e infeksionit COVID - 2019.
- Vijimin e veprimtarisë gjyqësore dhe shërbimeve gjyqësore vetëm për çështje të ngutshme sipas vlerësimit të gjyqtarëve dhe për shqyrtimin e kërkesave që lidhen me masat e sigurimit për të pandehurit
- Kufizimin e hyrjes së publikut dhe mediave në ambientet e gjykatës me përjashtim të personave dhe subjekteve që kryejnë veprimtari të vlerësuar si të ngutshme dhe ato për masat e sigurimit dhe zhvillimin e seancave me dyer të mbyllura.
- Marrjen e masave që gjatë zhvillimit të seancava të ngutshme dhe ato për shqyrtimin e kërkesave mbi masat e sigurimit të respektohen rregullat parandaluese shëndetsore mbi sigurimin e shëndetit në përputhje me legjislacionin për luftën kundër përhapjes së sëmundjeve infektive dhe udhëzimeve të autoriteteve shëndetsore.
- Njoftimin e subjekteve procedurale dhe publikut për komunikimin me gjykatën vetëm nëpërmjet postës dhe komunikimit telefonik dhe elektronik sipas adresave dhe udhëzimeve që do bëhen publike nga ana e Gjykatës.
- Përshtatjen e orari i punës në orarin 07:30 – 12:30, në përputhje me urdhërimet e autoriteteve shtetërore për kufizimin e lëvizjes së shtetasve.
- Të hartohet një grafik për daljen në punë të punonjësve të administratës gjyqsore duke kufizuar prezencën e shumë personave në ambientet e brendhsme të gjykatës.
- Të vijohet me dizenfektimin tërësor i ambienteve të gjykatës.
- Të merren të gjitha masat e tjera të nevojshme parandaluese nga administrata dhe Sektori i Shërbimeve Mbështetëse. me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjyqtarëve, administratës, subjekteve procedurale dhe publikut.
Tiranë, më 24 mars 2020
Gjykata e Posacme e Shkallës së Paër për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.